Gigi Hadid flet për të bijën dhe përvojën e çuditshme gjatë shtatzanisë

0 0

Prej disa muajsh modelja Gigi Hadid dhe partenri i saj Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë. Edhe pse nuk ka kaluar as një vit i plotë, ata kanë ide shumë të qarta se si dëshirojnë ta rrisin vogëlushen e tyre, Khai-n, përfshirë këtu edhe mësimet për origjinën e saj.

“Ne mendojmë shumë dhe flasim shumë për këtë gjë si prindër dhe është diçka që është shumë e rëndësishme për ne, por është gjithashtu diçka që ne e kemi përjetuar për herë të parë vetë. Sepse të dy prindërit tanë kanë origjinën e tyre. Ne jemi brezi i parë i atyre me racë të përzier dhe ne kemi përjetuar eksperiencat e para. Kjo nuk është diçka që prindërit e mi e kanë përjetuar ose që mund të ndihmojnë mua për ta kaluar. Është diçka për të cilën unë kam menduar gjatë gjithë jetës sime”, ishin fjalët e Gigit gjatë një intervistë të dhënë së fundmi.

Modelja u shpreh se vogëlushja e tyre Khai do të rritet si të dëshirojë vetë dhe të vendosë nëse do të jetë një urë lidhëse për etnitë e saj.

Ndër të tjera modelja ka folur edhe për shtatzëninë, të cilën e ka konsideruar disi të çuditshme.

“Shumë e çuditshme. Ishte shumë e çuditshme gjatë muajit të modës, kur u sëmura në fshehtësi në punë, por nuk mund të marrësh një ditë pushim gjatë muajit të modës. Thjesht duhej të hiqesha sikur nuk po ndodhte asgjë. Ose kishim një ditëlindje dhe dikush më ofroi një pije dhe unë i thashë ‘Oh, nuk do të pi këtë muaj’ ose ndonjë gjë tjetër. Dhe teksa të gjithë filluan të deheshin, unë dola jashtë”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X