Gëzuar edhe për ty që…

0 0

Sot është dita e gruas!

Stafi i përnënat.al ka një urim për të gjitha gratë: paçi shëndet, arritje e suksese në çdo fushë të jetës suaj!

Me gjithë dashurinë për çdo grua e vajzë në çdo cep të botës, #përnënat sot, në këtë ditë të veçantë, por në një vit të vështirë për mbarë njerëzimin, dëshiron që urimin tonë t’ja dërgojë në veçanti atyre që kanë më shumë nevojë për një fjalë të ngrohtë, për dikë që i ka në mendje, e t’ju kujtojmë se nuk jeni vetëm!

Gëzuar për ty nënë që i ke fëmijët larg e nuk munde të marrësh dhuratë këtë 8 Mars!

Ta kuptoj dhimbjen e mallin, por lutjet e tua për shëndetin e fëmijëve do dëgjohen dhe do përkthehen në ditë më të mira për ju të gjithë së bashku! Urojmë të jeni sa më shpejt në përqafimin e njëri-tjetrit!

Gëzuar edhe për ty grua e fortë që ia kushtove vitet karrierës dhe zgjodhe të mos bëheshe nënë!

Ti dhe një kontribut të vyer në fushën tënde, frytet e të cilit i gëzojmë ne sot! Fëmijët e tu janë arritjet e tua profesionale, krenohu me to!

Gëzuar për ty që këtë vit humbe punën!

E di që të mungon pavarësia ekonomike, e di që ke shumë dëshira e ëndrra, të cilat ndihesh e kufizuar për t’i bërë realitet, por mos harro: kohët e vështira nuk zgjasin përgjithmonë. Do të vijnë ditë më të mira!

Gëzuar për ty nënë që me vështirësi po ia del të menaxhosh mësimin online të fëmijëve të tu!

Kjo është një situatë e panjohur për të gjithë, i gjeti të gjithë të papërgatitur, ndaj mos e fajëso veten dhe mos u trego e ashpër! Ti po bën maksimumin. Parësore është të ruajmë shëndetin, gjithçka tjetër do të shkojë në vendin e vet.

Gëzuar 8 Marsin për ty grua që e humbe fëmijën tënd para se ai të vinte në jetë!

Ndoshta do të ndihesh e fyer nëse të them se ta kuptoj dhimbjen dhe me të drejtë do mendosh se këtë dhimbje e kupton vetëm ai që e përjeton. T’i mirëkuptoj lotët, trishtimin e dhimbjen që të ka lënë thyerja e ëndrrës në mes. Në këtë moment e mirëkuptoj që ndoshta nuk mirëpret asnjë lloj ngushëllimi, por të lutem kujto vetëm kaq: Jeta do të vazhdojë sërish! Nëse nuk do ta pranosh në këtë moment, mos e prano, vetëm mbaje mend sepse në një të ardhme të afërt do të të duhet. Do kuptosh që sërish mund të tentosh, sërish mund të ëndërrosh, dhe këtë herë do të mund të bëhesh mbërritëse e ëndrrës tënde.

Gëzuar 8 Marsin edhe ti mjeke që këtë vit më shumë se kurrë u bëre shpresa jonë, gëzuar edhe ti infermiere që u kujdese natë e ditë për të lehtësuar sado pak dhimbjet, gëzuar edhe ti mësuese që këtë vit nuk mësove vetëm nxënësit, por edhe prindërit, gëzuar edhe ti punonjëse e marketit që kur të gjithë qëndruam në shtëpi, ishe e detyruar të shkoje në punë duke mbartur me vete rrezikun për veten e familjen tënde, gëzuar edhe ti grua që punoje në shërbimin delivery dhe shkove në shtëpinë e secilit nevojtar, gëzuar edhe ti farmaciste, që na u gjende sa herë patëm nevojë, gëzuar edhe ti laborante, shitëse e sanitare!

Me forcën tuaj keni dhënë shembull për të gjithë ne!

Gëzuar për ditë më të mira dhe 8 Marse më festivë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X