Gëzuar 1 Qershorin nga Arbana dhe Joni një ditë pas operacionit

0 0

Me rastin e 1 Qershorit, festës së fëmijëve, të gjithë prindërit, qofshin këta personazhe publikë apo qytetarë të thjeshtë, kanë zgjedhur mënyrat e tyre për të uruar të vegjëlit në këtë ditë që është e tyre.

Të shumta kanë qenë edhe urimet në rrjete sociale, duke përzgjedhur fotot e videot nga momentet e tyre më të bukura.

Por, urimi i Arbana Osmanit për djalin e saj të madh Jonin, këtë vit ishte disi më ndryshe e i veçantë.

Përmes një fotoje aspak të veçantë, Arbana ka uruar të gjithë fëmijët, nga shtrati i spitalit me vogëlushin Jon.

Siç tregon dhe moderatorja ai ka operuar bajamet me sukses dhe duket mjaft mirë me shëndet.

“Sot në këtë 1 Qershor (nje ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim Gëzuar 1 qershorin ”, janë fjalët me të cilat Arbana ka shoqëruar postimin e të birit.

Kujtojmë se pak javë më parë Joni mbushi gjashtë vjeç dhe moderatorja i organizoi një festë të madhe me të afërm e shokë të vogëlushit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X