Gazrat gjatë seksit, a mund t’i shmangni?

0 0

Ndër të gjitha gjërat e sikletshme që mund të ndodhin gjatë seksit, gazrat mund të jenë në krye të listës. Janë të pashmangshme, me të vërtetë. Ekspertët shpjegojnë se pjesa e sipërme e vaginës është afër pjesës së poshtme të rektumit, kështu që gjatë seksit, çdo goditje e fortë kundër kësaj pjese të poshtme të rektumit mund të çojë në nxjerrjen e gazit.

Mjekja Blaney shton gjithashtu se gazi dhe jashtëqitja kontrollohen nga dy muskuj unazorë. “Një i brendshëm që është automatik dhe i jashtmi që mund ta masazhoni vullnetarisht dhe të relaksoheni,” thotë ajo, duke shtuar se muskuli i brendshëm bën 85% të punës për ju automatikisht.

“Për fat të mirë, shumicën e kohës, rektumi do të mbajë përmbajtjen e tij, përfshirë gazin, gjatë seksit pa problem. Por çdo muskul në trup mund të lodhet dhe nuk arrin ta bëjë punën e vet. Muskuli anal nuk bën përjashtim, megjithëse është një situatë potencialisht e sikletshme”, – thotë ajo.

Po sikur të nxirrni gazra gjatë seksit shpesh?

Një mundësi: sindroma e zorrës së irrituar (IBS), e cila është më e zakonshme tek gratë (dy të tretat e personave me IBS janë femra). Është interesante që gratë me IBS kanë dy herë më shumë gjasa të thonë se kanë probleme në relaksimin dhe shijimin e seksit në krahasim me gratë pa këtë problem, vëren Dr. Blaney.

Vizita tek një gastroenterolog mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse IBS ose një fajtor tjetër po shkakton nxjerrjen e shpeshtë të gazrave.

Si ta parandaloni?

Nëse e ndjeni se gazrat po vijnë ndërkohë që jeni gjatë seksit, konsideroni mundësinë të kaloni në një pozicion (siç është misionari) që ju lejon të mbani të pasmet të shtrënguara që të keni kontroll mbi to.

Është gjithashtu ide e mirë të shmangni ushqimet që ju  shkaktojnë gazra, të tilla si qepët, brokolin, lakrën e Brukselit dhe grurë, në orët para se të planifikoni të kryeni marrëdhënie me partnerin.

Lexo edhe: A ndiejne te gjitha femrat dhimbje gjate seksit pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Përse është i shëndetshëm kontakti...

Seksi është thelbësor për dashurinë tuaj kështu që mos lejoni që koha e kaluar në dhomën e gjumit të anashkalohet.  Seksi është i nevojshëm për ju në shumë mënyra. Lërini...

Çelësi për një jetë më...

Nëse jeni të shqetësuar për marrëdhëniet seksuale pas lindjes, keni të drejtë. Ka shumë arsye pse çiftet mund të gjenden në një situatë jo të lehtë për sa i përket...

Seksi pas lindjes së fëmijës,...

Seksi pas lindjes Kur do të jem në gjendje të bëj seks pas lindjes se femijes? Është një nga pyetjet që i frikëson më shumë gratë shtatzëna, por që flitet...

Dëshironi shtatzani, a duhet të...

A rriten shanset për një shtatzani nëse kryeni marrëdhënie seksuale çdo ditë? Tierney Lorenz, profesoreshë e Institutit Kinsey (SHBA), shpjegon se seksi i shpeshtë do të dërgonte një sinjal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X