Gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat kur blejnë të brendshme, ja nga çfarë duhet të hiqni dorë

0 0

Rrobat e brendshme janë si një lëkurë e dytë për ne. Cilido qoftë momenti apo rasti, veshja e të brendshmeve të mira ndikon në disponimin tuaj duke i dhënë formën e duhur trupit dhe veshjes suaj. Të mos përmendim më pas besimin që fitoni në vetvete kur e dini se veshja juaj e jashtme duket shumë bukur për shkak të të brendshmeve tuaja.

Megjithatë, shumë shpesh ne bëjmë disa gabime të zakonshme gjatë zgjedhjes dhe veshjes së të brendshmeve. Ja cilat janë ato:

  1. Lloji i gabuar i materialit. Kur blejmë të brendshme, ne femrat në përgjithësi jemi të tërhequra nga ato që ngjajnë bukur. Por duke vepruar kështu, nuk i japim mjaftueshëm vëmendje llojit të materialit që zgjedhim. Natyrisht, nuk po themi që duhet t’i blini të gjitha 100% pambuk, por të paktën blijini me një përzierje pëlhurash, 80% pambuk dhe 20% sintetike. Dhe po, të brendshmet prej dantelle duken shumë bukur, por ruajini ato për raste shumë të veçanta (ju e dini se për çfarë e kemi fjalën)!
  2. Masa e gabuar e të brendshmeve. Ky është një nga gabimet më të shpeshta që bëjmë. Shpesh, duke u përpjekur të kërkojmë një stil të veçantë, ne bëjmë kompromis për madhësinë e reçipetave. Nëse reçipetat tuaja duken shumë të ngushta tek gjoksi, por rrinë shumë të lira tek shpatullat tuaja, atëherë ndoshta ju keni marrë masën e gabuar. Pra, çfarë duhet të bëni? Në ditët e sotme, dyqanet e të brendshmeve lejojnë që t’i provoni para se t’i blini. Pyesni edhe asistentet në dyqan për t’ju ndihmuar të gjeni masën e duhur.
  3. Nuk jemi në dijeni për masën e gjoksit. Një nga arsyet për marrjen e masës së gabuar të reçipetave është se një pjesë e madhe e femrave nuk e dinë numrin e gjoksit të tyre. Në përgjithësi, reklamat e reçipetave mund të na çorientojnë duke menduar se një stil i veçantë do të duket mirë vetëm në një gjosk të vogël, por kjo mund të ndodhë edhe kur keni një masë të madhe. Pra zgjidhni ato që ju pëlqejnë dhe ju bëjnë të ndiheni më rehat.
  4. Kushtojini rëndësi ngjyrës së të brendshmeve. Megjithëse reçipetat apo të mbathurat me ngjyra të ndezura duken më tërheqëse, jini të kujdesshme se si i mbani ato. Megjithatë, shmangni veshjet me ngjyrë të shndritshme apo të errët poshtë veshjeve që mund të ngjyrosen lehtë. Mundohuni të zgjidhni për tonet neutrale sa më shumë që mundeni.
  5. Veshja e të brendshmeve në shtëpi. Shumica e femrave i heqin reçipetat kur shkojnë në shtëpi. Ato e ndiejnë se nuk është e nevojshme të veshin reçipeta ndërsa janë brenda. Mund të jetë e vërtetë deri në një farë mase, veçanërisht në rastet kur gratë kanë gjoks të vogël. Por nëse keni një gjoks të madh sigurohuni që t’i mbani reçipetat edhe në shtëpi. Kjo do ta parandalojë atë nga varja dhe do t’ju ofrojë mbështetjen e nevojshme.
  6. Vlen edhe për të mbathurat. Gratë shpesh i neglizhojnë pëlhurën e të mbathurave, rehatinë, përshtatshmërinë dhe masën e tyre. Kryesisht kjo ndodh për shkak se ato nuk janë të sigurta për masën që ju duhet. Shmangni të mbathurat me dantellë apo ato që ju rrinë të vogla, pasi ato mund t’ju irritojnë lëkurën tuaj delikate. Mbajini ato për raste nëse nuk dëshironi që vijat e dantellës të shfaqen edhe mbi veshjen tuaj të preferuar.
  7. Zgjidhni të brendshme me korse. Nëse trupi juaj është në formë dardhe, vishni pantallona të shkurtra të thjeshta. Nëse keni bark, mund të provoni të mbani të brendshme me bel. Dhe mos mbani boksera nëse doni që këmbët tuaja të duken më të holla dhe më të gjata.

Kujtoni gjithmonë se para se të dukeni bukur duhet të ndiheni rehat dhe të ruani shëndetin.

Lexo edhe: Si te largojme aromen e keqe nga rrobat?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X