Gabimet gjatë gjidhënies që dëmtojnë rëndë fëmijën

0 0

Ushqyerja me gji mendohet gjithmonë si shumë e lehtë, por nuk është kështu. Shpesh disa gabime mund të dëmtojnë rëndë fëmijën.

 7 gabimet gjatë gjidhënies që dëmtojnë fëmijën

  1. Nuk i kushtoni kohën e duhur ushqyerjes

Sipas ekspertëve të laktacionit, qumështi dhe përbërja e tij ndryshon edhe gjatë kohës që fëmija pi. Në fillim foshnja merr një qumësht të skremuar, pastaj qumështin e plotë. Fëmija ka nevojë për të dyja, prandaj është e nevojshme t’i jepni kohën e mjaftueshme për të pirë.

  1. Ushqyerja vetëm në orar

Sigurisht respektimi i orareve është shumë i mirë për fëmijën tuaj, por mos jini shumë të rreptë, sepse kështu do të kufizoni sasinë e qumështit që prodhon trupi juaj.

  1. Të qenit e hutuar gjatë ushqyerjes

Ushqyerja është një mënyrë shumë e mirë për të krijuar lidhje mes nënës dhe fëmijës. Nëse ju shpërqëndroheni nga diçka tjetër, do ta dëmtoni këtë lidhje.

  1. Konsumi i një sasie të madhe alkooli

Alkooli dëmton cilësinë e qumështit dhe rrjedhimisht fëmijën. Nëse do dilni dhe do të pini, shtrydheni paraprakisht qumështin, ruajeni në kushtet e duhura dhe jepjani fëmijës.

  1. Aplikimi i presionit në gjinj

Rrobat e shtrënguara janë kategorikisht të ndaluara kur ushqeni fëmijën me gji. Presioni i madh bllokon kanalet e qumështit dhe mund të shkaktojë mastit. Gjithashtu mos flini vetëm në një pozicion.

  1. Përdorimi i kurave popullore bimore pa konsultim

Shpesh produktet bimore janë të sigurta, megjithatë ju nuk duhet të vetemjekoheni pa konfirmimin e mjekut. Bimët kanë edhe efekte anësore.

  1. Të ndiheni të turpëruara nga ushqyerja me gji

Kjo është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një nëne, prandaj nuk ka asnjë arsye që t’ju vijë turp. Mos u fokusoni se çfarë mendojnë të tjerët. Mendoni për të mirën tuaj dhe të fëmijës.

Lexo edhe: Sipas CNN, nenat gjidhenese bejne keto 5 gabime






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X