Fushata në tualetet e ambienteve publike, edhe baballarët i ndërrojnë fëmijët

Një kompani bebelinash ka nisur fushatën e saj “Duajeni Ndryshimin” për të siguruar 5000 tryeza në banjat publike edhe te burrave për të ndërruar fëmijët në Amerikën e Veriut deri në vitin 2021.




0 0

Donte Palmer është një baba shembullor, i cili disa herë është bërë viral në rrjet për shkak të kujdesit që tregon për fëmijët e tij.

Në një nga postimet e tij, ai ka kërkuar të ndryshojë disa koncepte duke i bërë bebelinat një çështje dhe detyrë edhe për baballarët, jo vetëm për nënat.

“Dua të jem një baba prezent e aktiv, dhe është aq e rëndësishme që ne të pranojmë rolin aktiv që baballarët luajnë në jetën e foshnjave të tyre”, thotë ai. “Kalimi i kohës me fëmijët është një nga gëzimet më të mëdha në jetën time, por është zhgënjyese kur unë jam në banjën e meshkujve në ambiente publike dhe nuk ka një tavolinë që të ndërrosh foshnjën”.

Tani, Palmer po punon me një kompani bebelinash për fushatën e saj “Duajeni Ndryshimin” për të siguruar 5000 tryeza në banjat publike për të ndërruar fëmijët në Amerikën e Veriut deri në vitin 2021.

500 vendet e para janë identifikuar dhe instalimi pritet të përfundojë në javët e ardhshme.

A mendoni se kjo fushatë mund (duhet) të prezantohet edhe në Shqipëri?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X