Fundjava e kaluar jashtë shtëpisë më hapi sytë

0 0

 

Ishte një lloj ftese ëndrrash: një fundjavë në mal me një mikeshë të vjetër, duke bërë ski, duke kalëruar, me verë, ushqim të mirë dhe pa detyrën e prindërmit për 48 orë të plota.

Dhe kjo ftesë nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë. Kishte dy vite që nuk kaloja një natë larg fëmijëve, praktikisht 2 vite që nuk flija natën të qetë. Kisha arritur në fazën që më dukej sikur do të “fikesha” dhe kjo ikje e përkohshme nga rutina tingëlloi si zgjidhja perfekte.

Por kur fillova të bëhesha gati, ndërsa përqafova fëmijët dhe bashkëshortin, u ndjeva shumë keq. Më pushtoi ankthi, ndihesha në faj. Nuk e mendoja dot të bëja dush pa kënduar këngë fëmijësh, pa thënë çdo 30 sekonda “jam këtu, mos ki frikë”. Kisha kaq shumë kohë që dëshiroja të largohesha nga shtëpia dhe kur erdhi momenti më dukej një veprim kaq i panatyrshëm, kaq i gabuar.

Megjithatë duke u dridhur, u nisa.

Kur takova mikeshën time, ajo më tha “Nuk je vetëm”. Kjo më mjaftoi për t’u qetësuar disi, pasi nuk isha e vemtja që përjetoja këtë gjë. Kjo më bënte të ndihesha më pak fajtore dhe e bënte veprimin tim më pak të gabuar.

Kishim fundjavën para dhe një peshë shumë e rëndë u hoq nga supet e mia.

I ndjeva shpatullat të më relaksoheshin.

Zgjodha të lë mënjanë fajin për të shijuar këtë pushim të vogël nga jeta ime.

Unë zgjodha të jem e pranishme në atë ndjenjë si një dhuratë e ofruar nga një vend i papritur.

Një grup prej nesh u mblodh për një darkë 21:30 dhe unë isha nëna e vetme mes tyre. Hëngëm, pimë verë, biseduam për vendet e punës dhe vendet ku jetonim, biseduam për politikën dhe për shëndetin, biseduam për prindërit dhe marrëdhëniet, dhe po flisja për fëmijët e mi.

Kjo fundjavë rezultoi të ishte më shumë se një pushim nga rutina ime e prindërimit. Ishte një përvojë mësimi në çdo mënyrë.

Mësova se është e pamundur të nënvlerësosh vlerën e një miqësie të vjetër – dikush që ndan kujtimet e tua prej shumë kohësh.

Kam mësuar se fëmijët e mi ishin plotësisht mirë pa mua – në fakt, ata gëzonin pushimin nga rutina jonë edhe më shumë se unë. Kur erdhën me shpejtësi në derë për të më përshëndetur mbrëmjen e së dielës (çfarë ndjesie lumturie që ishte), nuk shprehën asnjë pakënaqësi që i kisha lënë në shtëpi. Në fakt, ata nuk pushonin së treguari sa mirë ia kishin kaluar me babain e tyre.

Lexo edhe: Te gjitha nenat meritojne te bejne pushime vetem






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X