Ftohja tek femijet e vegjel, disa keshilla per ta kuruar

0 0

Ftohja është infeksioni më i shpeshtë i rrugëve të frymëmarrjes që shkaktohet nga virusë të ndryshëm, të cilët në përgjithësi i përkasin familjes së rinovirusëve. Simptomat janë hunda e zënë, teshtima, kola, dhimbja e fytit dhe ndonjëherë edhe temperatura. Kura më e mirë për këtë rast ëshjtë pastrami i hundës së fëmijës me anën e një solucioni fiziologjik të thjeshtë.
Përse fëmijët sëmuren më shpesh?
Kjo ndodh pasi fëmijët nuk e kanë ende shumë të zhvilluar mirë sistemin e tyre imunitar dhe për këtë arsye gjatë vitit mund të hasen tek fëmija rreth 6-8 raste ftohje, sidomos gjatë periudhës së dimrit, kur moti është i ftohtë ose kur ka luhatje temperaturash të cilat favorizojnë hyrjen e mikrobeve. Më të rrezikshëm janë ambientet e mbyllura pasi kontaminimi është ndodh më me lehtësi.
Simptomat e ftohjes
Simptoma më karakteristike është hunda e zënë, gjë e cila ndodh për shkak të akumulimit të mukusit në kavitetin nazal si edhe nga inflamacioni i mukozave të hundës. Kjo gjendje shoqërohet edhe me kollë dhe teshtima, me anën e së cilave organizmi nxjerr jashtë sekrecionet, dhe shpesh fëmija mund të ketë edhe dhimbje fyti si edhe temperaturë.
Si ndodh transmetimi i virusit të ftohjes
Transmetimi i virusit të ftohjes bëhet shumë me lehtësi, kjo pasi ai kalon nga një person tek tjetri me anën e pikave të pështymës, të cilat mund të kalojnë nga një subjekt tek tjetri me anën e kollës, por edhe në mënyrë indirekte, duke prekur objektet që ka prekur personi i sëmurë, ku në jo pak raste ato duar mund të futen në gojë pa u larë më parë (sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët).
Si kurohet ftohja?
Duhet të dini se kjo është një gjendje që nuk kurohet me medikamente, kjo pasi ftohja është një sëmundje që largohet spontanisht pas rreth një jave nga shfaqja e saj, dhe për këtë arsye duhet të lihet të “bëjë punën e saj”.
Megjithatë mund t’ju vijnë në ndihmë disa këshilla:
Trajtimi më efikas? Pastrimi i hundës
Fëmijët, deri në njëfarë moshe, marrin frymë ekskluzivisht nëpërmjet hundës dhe për këtë arsye bllokimi i saj mund të jetë për ta diçka shumë e bezdisshme, pa harruar të përmendim edhe faktin se fëmijët e vegjël nuk janë në gjendje të nxjerrin vetë sekrecionet e hundës. Ndjesia e bezdisë mund të bëhet më problematike sidomos gjatë gjidhënies si edhe gjatë gjumit, ku për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes mund të vihen re edhe episode të apneas.
Për të liruar hundën nga sekrecionet veprimi më i mirë që mund të bëni është lavazhi nazal disa herë gjatë ditës, i cili duhet bërë në mënyrë të domosdoshme para se fëmija të pijë gji dhe para se të flejë. Lavazhi nazal mund të bëhet me anën e një solucioni fiziologjik, ujë deti të sterilizuar, ujrave termalë, të cilat mund t’i gjeni në paketime të mëdha (përdoren në shtëpi) si edhe paketime të vogla një përdorimshme të cilat janë shumë praktike përgjatë kohës kur jeni jashtë shtëpisë.
Për të hedhur solucionin në hundën e fëmijës mund të përdorni një shiringë pa age, dhe më pas të hidhni rreth 5 ml solucion në secilën anë të hundës së fëmijës. Ju duhet të shtypni shiringën me shpejtësi në mënyrë që presioni të nxjerrë jashtë sekrecionet. Për të mos krijuar bezdi nga uji i ftohtë mund të ngohni më parë me duar shiringën. Nëse nuk keni në shtëpi solucion fiziologjik mund të hidhni gjatë banjës së fëmijës brenda hundës së tij ujë të vakët.
Në farmaci mund të gjeni edhe pompën e posaçme e cila mund të përdoret pasi keni hedhur solucionin në hundën e fëmijës. Përdorimi i saj nuk është i dëmshëm, por mund të bëhet vetëm në rast se ju nuk tërhiqni sekrecionet nga hunda e fëmijës, por fryni brenda saj.
Mund të përdoret aerosoli?
Sigurisht që mund të përdoret me anën e një solucioni fiziologjik të hedhur brenda vendit të posaçëm të tij dhe jo me medikamente të tjera të cilat mund të kenë përmbajtje kortizonikësh. Avulli i krijuar nga ky aparat do të shkrijë sekrecionet e fëmijës.
Çfarë mund të bëjmë tjetër për të lehtësuar simptomat?
• Krijoni lagështirë në ambient. Ajri i thatë dhe i nxehtë thanë mukozat duke favorizuar krijimin e koreve të cilat e bllokojnë edhe më tepër hundën e fëmijës.
• E ngrini sipër dyshekun e fëmijës duke vendosur poshtë tij një jastëk në mënyrë që koka e tij të qëndrojë më lart në mënyrë që të lehtësohet bllokimi i hundës.
• I jepni të pijë shpesh lëngje sepse kjo do të ndihmojë në lirimin e bllokimit të hundës. Nëse fëmija pi gji ja ofroni atë shumë shpesh, dhe nëse ushqehet me ushqime të ngurta i jepni të pijë lëngje të vakëta. Nëse fëmija ka arritur moshën e lejuar i jepni të hajë një lugë mjaltë.
Mund të dalë jashtë shtëpisë fëmija i sëmurë?
Nëse fëmija nuk ka temperaturë do të ishte më mirë të mos qëndronte vetëm në shtëpi. Por nëse dita është me erë dhe e vranët do të ishte më mirë të evitonit të dalën jashtë të fëmijës. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe nëse fëmija shkon në kopësht në mënyrë që virusi të mos kalonte edhe tek fëmijët e tjerë.
Kur duhet të shkojmë tek mjeku?
• Nëse fëmija ka 2-3 ditë me temperaturë;
• Nëse vihen re sekrecione të vazhdueshme me ngjyrë të verdhë në jeshile;
• Fëmija nuk ha dhe grindet shumë;
• Nëse vihen re shenja të dhimbjes së veshit;
• Fëmija është më i vogël se 3 muajsh.
Nëse fëmija ka temperaturë mbi 38-38.5 mund të filloni të përdorni paracetamolin.

 

Lexo edhe:
Gripi tek femijet
Kur ta dergojme femijen ne spital?
Cfare te bejme kur femija ka ta vjella?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X