Ftohja muskulare

0 0

 

Kur temperaturat ulen dhe ambienti ftohet, trupat tanë nuk vuajnë apo e ndiejnë të ftohtin vetëm së jashtmi, por preken edhe muskujt apo nyjet tona.

Pse ftohja ndikon në muskujt dhe nyjet tona?

Së pari, kur muskujt janë të ftohtë, ata kurrë nuk janë aq fleksibël dhe energjikë. Kanë më shumë gjasa të dëmtohen dhe të shkaktojnë dhimbje.

Megjithatë, në shumicën e njerëzve kjo kalon shpejt. Por, çfarë ndodh nëse i ftohti shkakton lodhje, probleme balancimi, dobësi muskulore apo dhimbje koke? Kur këto simptoma përkeqësohen nga i ftohti, kjo mund të jetë për shkak të ndryshimeve në presionin e ajrit që paraprin një ndryshim në mot. Lagështia më e lartë, presioni i ulët i ajrit dhe erërat e forta shoqërohen me dhimbje koke (dhe migrenë) te shumë njerëz. I ftohti shkakton që enët e gjakut të ngushtohen, duke shkaktuar dhimbje koke.

5 mënyra për të ndaluar të ftohtin t’ju shkaktojë dhimbje muskulare

  1. Përpiquni të vishni diçka më tepër sesa më pak. Nëse keni vapë keni mundësinë ta hiqni rrobën shtesë. Ata që vuajnë nga dhimbja e kokës, duhet të vënë gjithmonë shall.
  2. Mos qëndroni jashtë në të ftohtë për një kohë të gjatë.
  3. Vendosni ngrohjen disa orë para se të ngriheni në mëngjes.
  4. Përpiquni të lëvizni, pasi kjo gjeneron nxehtësi dhe përmirëson fleksibilitetin dhe gamën e lëvizjes.
  5. Pranoni ndikimin e motit të ftohtë tek dhimbjet. Kështu do të merrni masat e duhura në dimër.

Si ta lehtësoni dhimbjen?

Nëse po zbuloni se moti i ftohtë po trondit muskujt dhe nyjet tuaja, mund të provoni të përdorni terapi të nxehtësisë për t’u çlodhur dhe qetësuar: një banjë të ngrohtë, një copë të ngrohur ose një shishe me ujë të nxehtë.

Ju mund të provoni edhe fërkimin me xhel në zonat ku ndieni dhimbje, 2-4 herë në ditë për t’u lehtësuar.

Lexo edhe: Pse ju lotojne syte ne temperatura te ftohta? Si mund te veproni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X