Fryrja e kembeve, ja 13 arsyet

Këmbët tuaja kanë një ndër funksionet më të vështira. Kjo pasi ju mbështesni në to gjithë peshën e trupit dhe ndërkohë ecni, vraponi, hidheni ose qëndroni në sajë të tyre.




0 1

Ka 26 kocka dhe më shumë se 100 muskuj ligamente në secilën këmbë, të cilat punojnë së bashku si një ekip, duke ju çuar në punë, në palestër apo në shtëpi…

Një nga problemet kryesore që njerëzit kanë me këmbët është fryrja e tyre. Për to mund të ketë disa arsye.

1.Qëndroni ulur për orë të tëra. Njerëzit që qëndrojnë ulur gjatë gjithë ditës, në fund të saj mund t’u duket sikur këpucët janë shumë të ngushta. Kjo ndodh pasi kur nuk lëvizni shumë, muskujt e këmbëve tuaja, nyjet dhe shputat nuk kontraktohen dhe bëjnë që të ngadalësohet rrjedhja e gjakut. Fluksi i reduktuar i gjakut shkakton ënjtje, duke i bërë këpucët të ndihen të ngushta dhe shkaktojnë ndjesi të pakëndshme. Dhe nëse jeni ulur këmbë mbi këmbë, enët e gjakut të rrudhosura për shkak të këtij pozicioni mund të përkeqësojnë ënjtjen. Mund të jetë e bezdisshme por ky lloj i enjtjes në fund të ditës zakonisht nuk është tregues i një problemi më të madh dhe largohet sapo të filloni të ecni. Nga ana tjetër nëse jeni në këmbë gjatë gjithë ditës, është e arsyeshme të uleni pesë minuta çdo orë. Në qoftë se ënjtja vazhdon ose nuk mund të bëni pushime gjatë kohës që qëndroni ulur apo gjatë kohës që qëndroni gjatë në këmbë, mundohuni të ecni dhe të shtoni aktivitetete që ju ndihmojnë për të stimuluar rrjedhjen e gjakut më shpejt.

2.Ju konsumoni shumë kripë. Natriumi në kripë është fajtori më i madh dietik kur vjen fjala për mbajtjen e lëngjeve në trup në përgjithësi. Pra, e kjo mund të çojë në ënjtje të këmbëve prandaj të rriturit duhet të marrin jo më shumë se 2.300 mg natriumi çdo ditë, ose rreth një lugë çaji kripë në ditë. Mos harroni të përqendroheni në produkte pa natrium të tilla si frutat, perimet, arrat, farërat dhe drithërat.

3.Jeni shtatzënë. Për shumë gra, këmbët e fryra janë një pjesë e pashmangshme e shtatzënisë. Zakonisht kjo gjë fillon në tremujorin e dytë. Ndërsa foshnja rritet, ai shtyn në venat e legenit dhe ju përjetoni pak qarkullim të gjakut në pjesën e poshtme. Shkaqet hormonale mund të jenë gjithashtu shkak. Gjatë shtatzënisë, trupi juaj prodhon hormonin relaksinë, i cili bën që nyjet, ligamentet dhe muskujt e këmbëve të çlodhen dhe të zgjerohen. Ënjtja e këmbëve tenton të përkeqësohet, gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, veçanërisht kur temperaturat janë të larta. Zakonisht ënjtja e këmbëve nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse ënjtja ndodh shpesh, sidomos në duar dhe në fytyrë, telefononi mjekun. Kjo mund të jetë një shenjë e një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën e quajtur preeklampsia, e cila çon në presion të lartë të gjakut që mund të çojë më pas në lindje të hershme dhe të shfaqë rrezik si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

4.Jeni mbipeshë. Këmbët e fryra janë një ndër efektet anësore që lidhen me mbipeshën ose obezitetin. Kur dikush ka shumë yndyrë në bark dhe yndyra ngjesh qarkullimin e gjakut në këmbë, bën që të ketë presion në drejtimin e rrjedhjes së gjakut, dhe këmbët të fryhen. Nëse mendoni se vuani nga fryrja e këmbëve për shkak të mbipeshës, vizitohuni për të përjashtuar arsyet e tjera dhe më pas bëni ndryshime në disa nga zakonet e përditshme si të ngrënit dhe stërvitja.

5.Nyjet ose këmbët janë ndrydhur. Ndoshta keni shtrembëruar kyçin e këmbës gjatë një stërvitje në palestër, ose keni shkelur keq kur keni vrapuar etj. Dëmtime si këto do të shkaktojnë ënjtje rreth këmbëve tuaja.

6.Keni probleme me luhatjet e hormoneve. Mund të ndodhë që të ndiheni shumë e fryrë në javën para periodave tuaja. Kjo ndjesi është rezultat normal i luhatjeve të hormoneve pas ovulimit, kur kemi të bëjmë me sindromin premenstruale. Kjo sindrom gjithashtu mund të jetë fajtore për këmbët e fryra, nëse ndodh në këtë pikë të ciklit tuaj.

Ndryshimet hormonale të shkaktuara nga kontracepsionet hormonale ose terapitë zëvendësuese hormonale mund të kontribuojnë gjithashtu në ënjtje në pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë këmbët tuaja.

7.Ju po merrni ilaçe që shkaktojnë ënjtje. Kontracepsionet hormonale dhe terapitë zëvendësuese hormonale nuk janë të vetmet medikamente që mund të shkaktojnë ënjtje të këmbëve. Pra, shumë ilaçe të tjera e bëjnë këtë dhe zakonisht për arsye të ndryshme. Pilulat për kontrollin e sheqerit në gjak tek njerëzit që kanë diabet, si Avandia (rosiglitazone) ose Actos (pioglitazone), e bëjnë më të vështirë për të nxjerrë natriumin nga trupi, gjë që çon në ënjtje të këmbëve. Gjithashtu disa ilaçe të zemrës mund ta shkaktojnë këtë.

8.Keni një infeksion. Dhimbja e këmbëve dhe ënjtja e tyre mund të shkaktohet nga një infeksion i lëkurës. Nëse keni infeksionin bakterial të celulitit në këmbë dhe kofshë mund të vuani nga enjtja e këmbëve. Njerëzit me diabet dhe sëmundje vaskulare periferike janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të lartë të infeksionit dhe çdo infeksion që ata marrin mund të përshkallëzohet shpejt për shkak të zvogëlimit të rrjedhjes së gjakut në gjymtyrët e trupit, duke përfshirë këmbët. Infeksionet mund të ndodhin edhe pas lëndimit të lëkurës, pasi lëkura çahet dhe lejon të futen baktere.

9.Ju keni limfidema. Limfedema është një problem që ndodh kur diçka shkon keq me sistemin tuaj limfatik, i cili është pjesë e sistemit tuaj imunitar. Lëngu limfatik mbart qelizat e bardha të gjakut të infeksionit në pjesë të ndryshme të trupit. Grupet e nyjeve limfatike në të gjithë trupin tuaj kontrollojnë qarkullimin e këtij lëngu. Por nëse nyjet limfatike janë dëmtuar ose hequr, për shembull gjatë operacionit për kancer, lëngu nuk do të zhduket siç duhet – dhe kjo shkakton ënjtje. Në përgjithësi, ënjtja në këmbë ndodh kur nyjet limfatike të legenit, të cilat kontrollojnë lëvizjen limfatike në këmbë lëndohen ose hiqen. Ndonjëherë limfedema është një gjendje e trashëguar; pasi mund të vijë nga obeziteti, kanceri ose infeksioni. Derisa të shkoni tek mjeku përdorni kompresa dhe lëvizni sa më shumë që të jetë e mundur

10.Zemra juaj nuk po pompon gjak mjaftueshëm. Me siguri nuk ju ka shkuar mendja se mund të jenë të lidhur funksioni e zemrës me enjtjen e këmbëve por kjo e fundit është një shenjë jo-e pazakontë e ndalimit të zemrës. Në këtë rast ndalimi i zemrës nuk do të thotë që zemra juaj ndalon punën, vetëm se zemra juaj nuk mund të pompojë gjak mjaftueshëm. Kjo do të thotë që gjaku kthehet në vena, duke çuar në krijimin e lëngjeve. Vendndodhja e ënjtjes mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse enjtja është nga ky problem apo jo.

11.Keni përjetuar një mpiksje gjaku. Ndoshta keni dëgjuar për atë që ndodh me njerëzit në aeroplan: pasi janë ulur për një kohë të gjatë pa lëvizur këmbët, ata mune te kene enjtje dhe dhimbje në njërën anë… dhe më vonë kuptojnë se kanë nje mpiksje te rreziksme gjaku të njohur si trombozë e thellë në vena. Nëse kapet në kohë, mund të trajtohet. Por nëse nuk kapet mpiksja ose koagulimi mund të shkëputet dhe të shkojë në mushkëri, ku të ndërpresë furnizimin me oksigjen dhe mund të jetë vdekjeprurëse. Kushdo që qëndron ulur për periudha të gjata kohore mund të perjetojë mpiksje gjaku, por janë disa faktorë që rrisin rreziqet si obeziteti, pirja e duhanit, problemet e veshkave, kanceri etj. Megjithëse mpiksja që shkakton ënjtjen e këmbëve nuk ka gjithmonë simptoma të tjera, zakonisht ju do të ndjeni edhe dhimbje në këmbë.

12.Keni dëmtim të veshkave. Veshkat tuaja janë përgjegjëse për balancimin e lëngjeve në trupin tuaj dhe nxjerrjen jashtë te lëngjeve për të cilat ju nuk keni nevojë në sistemin tuaj. Kur një ose të dyja veshkat nuk funksionojnë siç duhet, mund të përfundoni me këmbë të fryra.

13.Keni probleme të mëlçisë. Cirroza e mëlçisë mund të shkaktojë disa dhëmbëza të cilat ndërhyjnë në rrjedhën e gjakut dhe në mëlçi. Kjo shkakton presionin e lartë të gjakut në venat që shkojnë në mëlçi (që quhet hipertensioni portal), duke çuar në enjtje të këmbëve. Cirroza gjithashtu ndërhyn me prodhimin e një proteine të quajtur albuminë, një faktor tjetër që kontribuon në ënjtjen e këmbëve.

Shenjat e tjera të cirozës përfshijnë ënjtjen në bark, ndjenjën e lodhjes, gjakderdhje, vjellje, si dhe lëkurë dhe sy të verdhë. Trajtimi zakonisht përfshin ndryshimet e barnave dhe transplantin e mëlçisë.

Lexo edhe: Arsyet pse mund të ndieni nxehtësi në këmbët tuaja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X