Frutat e shtrydhura ne shtatzani, cilat duhet te pini?

0 0

Nuk ka asgjë më të freskët se frutat dhe perimet tani në stinën e verës dhe krahas kësaj na ndihmojnë edhe të qëndrojmë në formë edhe në shtatzani, pra të fitojme sa më pak peshë të jetë e mundur. Frutat dhe perimet e shtrydhura janë aleati më i mirë i organizmit sepse e ndihmojnë atë të nxjerrë edhe toksinat, duke e furnizuar me vitamina dhe kripëra minerale si edhe sheqerna. Në shtatzani do t’ju japin edhe energji prandaj nuk duhet të mungojnë në tavolinen tuaj në mëngjes apo pasdite.

Si të përgatisim një lëng me fruta të shtrydhura?

Me anen e këtyre lëngjeve mund të pastroni edhe organizmin duke e furnizuar gjithashtu me vitaminë C, zink, betakaroten, magnez dhe mangan duke i dhënë gjithashtu trupit energjitë e duhura që do t’ju ndihmojnë të luftoni edhe ndjesine e lodhjes.

  • 1 mango, 3 feta ananas dhe nje copë arrë kokosi;
  • 2 kivi dhe 2 mollë jeshile. Do t’ju ndihmojë të merrni veten edhe nëse jeni me grip;
  • 3 karrota, 2 portokalle, leng limoni (në stinën e dimrit). Do të bëjnë që të merrni shumë vitaminë C e cila do të ndikojë edhe në përthithjen e hekurit;
  • Nje tufë spinaq dhe 2 mollë jeshile. Një pije tepër energjike.
  • 2 banane dhe 8 kajsi. Lengu i pasur me kalium dhe magnez qe do t’ju ulë edhe nivelin e stresit.
  • 2 banane dhe 1 avokado. Shumë e pasur me kalium por përmban kalori prandaj balanconi ushqimet e tjera;
  • 10-12 luleshtrydhe, një papaja dhe një mango. Një përzierje shijesh të parezistueshme, dhe shumë të pasur me vitamina. Keshillohet të konsumohet në mëngjes.

Duket sikur është thjesht një gotë lengu por në të vërtetë është një burim shije dhe vitaminash, kripërash minerale etj.

Lexoni edhe: Cfare lengjesh duhet te konsumojme ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X