Maria Montessori është njohur ndër vite për shkak të informacioneve shumë të vlefshme që ka dhënë në lidhje me edukimin e fëmijëve. Metoda edukuese që ajo këshillon njihet dhe vlerësohet edhe në ditët e sotme. Ja cilat janë disa nga frazat Montessori që do t’jua bëjnë rritjen dhe edukimin e fëmijës më të thjeshtë.
- Le t’i ndihmojmë ta bëjnë vetë: fëmija duhet të lihet i qetë të mësojë vetë në mënyrë që të bëhet sa më përgjegjës. Shtëpia për të është një ambient ku ai është vazhdimisht duke studiuar.
- Ambienti duhet të favorizojë zhvillimin e tij: shtëpia juaj duhet të përmbajë instrumentat e duhur që favorizojnë zhvillimin e fëmijës dhe jo vetëm argëtimin.
- Përqëndrimi i fëmijës është shumë i rëndësishëm: fëmija që përqëndrohet në atë që është duke bërë do të jetë tepër i lumtur, për këtë arsye ai duhet të ketë para “materialin” e duhur që e favorizon këtë.
- Fëmijët janë qënie njerëzore që duhet të respektohen gjithmonë.
- Mos e ndihmoni gjithmonë. Nëse ai duket se po i kryen mirë detyrat e tij, mos ofroni ndihmën tuaj.
- E përfshini në shtëpi. Ai duhet të mësojë të kujdeset për sendet e tij si edhe të ambientit të tij familjar.
- Edukimi fillon që në lindje. Zhvillimi sensorial (reflekset) duhet të favorizohet që në ditët e para pas lindjes.
- Duart janë instrumenti më i mirë për të zhvilluar inteligjencën. Aktiviteti manual ndihmon shumë në të mësuarit e fëmijës.
- Fëmijë i lumtur, edukim më i mirë. Përpiquni të rrisni fëmijë të lumtur, ky është investimi më i madh që jeni duke bërë për ta.
Lexo edhe: 10 menyra per t’a bere femijen te fitoje vetebesim
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu