Fraktura më e zakonshme është një frakturë në të cilën kocka përkulet dhe thyhet. Fraktura të tjera mund të jenë frakturat e thjeshta ( krisje e kockës ) dhe frakturat e ndërlikuara ( kocka thyhet dhe dëmtohet edhe lëkura ). Përveç këtyre fëmija mund të ndrydhë kyçet në pjesë të ndryshme të trupit.
Shenjat
Fëmija e ka vështirë të lëvizë, ka dhimbje, enjtje, nxirje dhe ndoshta një plagë në anën e dëmtuar.
Çfarë të bëni?
Të gjitha frakturat dhe ndrydhjet duhet të trajtohen në spital. Mbajeni fëmijën sa më qetë të mundeni dhe mos e lejoni të hajë apo të pijë asgjë.
Kini kujdes
Nëse dyshoni se fëmija ka frakture të shtyllës kurrizore, mos e lejoni të lëvizë aspak, madje as kokën. Nëse ka një dëmtim të vogël në shtyllën kurrizore, fëmija ka djegie dhe madje humbje të ndjenjave

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu