Pas largimit nga pallati mbretëror, Meghan Markle po shijon një jetë normale, të thjeshtë jashtë protokolleve zyrtarë, me të birin e saj Archie. Megjithatë, ata nuk u kanë shpëtuar objektvit të paparacëve.
Meghan është fotografuar me vogëlushin në krahë dhe dy qentë që i mbante pranë vetes. Ajo që bie në sy është që dukesha duket e qeshur në secilën nga fotot.
Megjithatë, lumi i komenteve negative nuk ka munguar as këtë herë. Komentuesit në rrjete sociale e kanë kritikuar sërish për mënyrën se si e mbante djalin. Ata madje i kanë shkruar se duhet të marrë këshilla nga një dado përpëra se Archie t’i bjerë ndonjë ditë nga duart.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu