Këto muaj vere, moderatorja Arbana Osmani është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë. Këtë lajm ajo e ka bërë publik vetë në një ditë shumë të veçantë, atë të lindjes së partnerit të saj Eduart Grishaj.
Lidhur me gjininë e fëmijës, Arbana dhe Eduarti nuk janë shprehur në media apo rrjetet sociale, por burime pranë tyre thonë se ata janë pritje të një djali.
Arbana ka shpjeguar herë pas here se ka zgjedhur që detajet e rrugëtimit të shatztanisë t’i mbajë për vete si diçka intime e të mos i dnajë me publikun e gjerë. Megjithatë, ditën e djeshme, teksa bëhet gati të gatuajë, ajo ka përshëndetur fansat me një foto ku duket barku i rrumbullakosur.
Me dorën e vendosur tek barku i saj, Arbana shfaqet e veshur me një fustan të bardhë të shkurtër.
Këto janë javët e fundit të shtatzënisë për moderatoren pasi pak kohë më parë ajo tha se verën do e kalojë në maternitet. Pra, së shpejti presim që Arbana të bëhet nënë për herë të dytë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu