Një grua po ushqente me gji me fëmijën e saj, kur papritmas vuri re vështirësi në frymëmarrje të foshnjës. Menjëherë njoftoi urgjencën të cilët praktikuan manovrën “Heimlich” për fëmijën.
Punonjësit e urgjencës së zjarrfikëses ishin në gjendje të shpëtonin të porsalindurin, për t’ia besuar më pas punonjësve shëndetësorë që e transferuan atë në spitalin Sant’Anna në Pomezia për ekzaminime më të detajuara.
Manovra Heimlich: çfarë është dhe si funksionon
Manovra Heimlich është një nga rregullat e ndihmës së parë të dobishme për të pastruar traktin respirator të një fëmije gjatë mbytjes. Çdo prind duhet ta dijë atë në mënyrë që ta zbatojë në situata të rrezikshme dhe emergjente, kur koha është gjithashtu vendimtare.
Para së gjithash, duhet ta vendosni foshnjën e porsalindur me kokë poshtë, barkas.
Jepini fëmijës pesë goditje të vogla anash, të pasuara nga pesë goditje në gjoks.
Kompresionet (ngjeshjet) e kraharorit duhet të kryhen me foshnjën e shtrirë barkas dhe duhet të kryhen menjëherë poshtë vijës intermamelare. Përdorni vetëm dy gishta, dhe jo tërë dorën, dhe bëjini ato tre sekonda pas njëra-tjetrës.
Lexo edhe: Femija po mbytet? Pese manovrat qe shpetojne jete
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu