X

Kryesore

Kryesore Forums FAMILJA Te jemi nje familje e madhe Zgjerimi i familjes

  • Autori
    Postimet
  • #29586

    per nenat
    Participant

    Pershendetje nena. Jam e merzitur dhe nuk di c’te bej e cte mendoj lidhur me situaten qe ndodhemi. Para disa muajsh, bashkeshorti po fillonte te mendonte per nje femije te dyte duke pare qe i pari rritet dita dites (2 vjec e gjysem) dhe ndjen sikur ka ardhur koha te bekohesh perseri. U pajtova deri diku ndonese dhe vete e doja, por ngaqe gjithe kohes jam marre vet me vajzen e as ne pune skam qene isha ne dileme nese ta sistemoj ne cerdhe e te filloj ndonje pune apo te rritim dhe nje femije tjeter e me pas te isha me e lire e te mos shkeputesha me per te qendruar ne shtepi. E vendosem, dhe nuk u ruajtem ate muaj por me erdhi cikli si zakonisht ndonese nuk e prisja se kisha disa ndjesira sikur kishte ndodhur shtatezania. U merzita ca por mendova do tentojme perseri. Gje qe nuk ndodhi dhe po me habiste fakti pasi mendoja se nuk ishte nje ceshtje qe mund te vendosesh e te terhiqesh ashtu kot. Ne muajin ne fjale kemi patur vetem nje dite kontakt ( ndryshe nga zakonisht…) dhe bashkeshorti u ruajt. Kjo gje me merziti dhe as e kemi biseduar me teme.. Mbreme i kerkova nje arsye se pse ndoshta nuk e deshiron tani te pakten ta thote.. e di qe ngarkesa e shtepise i ka rene e gjitha atij deri tani qekur u beme me femije dhe kjo ndoshta e frikeson por te ardhurat mujore jane te perballueshme edhe duke pasur nje tj femije. I thash qe dua ta deshirojme te dy jo me “imponim”. Filloi pastaj duke me thene qe ka dhe gjera te tjera per te menduar si puna psh, apo nje dhome per femijet ( kemi 1+1 shtepine…) dhe nuk kam njerez e vjehrre afer sic kane te tjeret. I jap shume te drejte per arsyet por kete te fundit se di pse ma perplas mua kur une e rrita e vetme te parin pa ndihme dhe nuk ma qau mua hallin por e permendi per vete. Familjet tona i kemi qytete larg. Dhe kur linda nena e tij i kerkoi nenes time te qendronte me mua pasi vete nuk linte dot punen dhe femijet (mbante nje te moshuar, dhe femijet i kishte mbi 18!). Nejse me qendroi nena per nje jave me pas me mori ne shtepine e saj pasi isha shume keq nga lindja e me zor mbaja dhe bebin ne krahe per rreth dy muaj nuk ulesha dot..( kush e ka provuar e di). Plus probleme shume me gjirin sa lot me dilnin kur e ushqeja.. Nejse kaluan, por kur ai e di mire qe nena e tij nuk u kujdes nje dite te vetme per bebin po mire qe erdhen kur lindi e iken po ate dite.. pse mi hedh ato fjale??!! Jam shume e irrituar dhe e kemi lene shume pas dore nj-tj duke u marre me problemet qe ka nga familja e tij se nga kjo me duket harroi te shtoje lumturine ne familje, pasi duhet te mendoje per te gjithe.. Ju lutem kush me jep nje mendim nese eshte koha e duhur per te sjelle nje femije apo ti jap nje drejtim vetes sepse me rrofshin diplomat e rezultatet nuk kam asnje vit sigurim pune!! Kam punuar vetem disa muaj pasi mbarova masterin, me pas kur linda jo me duke rene dakord qe ta mbanim vete ne shtepi e te rritej prane nesh. E di qe shume do gjykojne por vetem dikush mundohet ta kuptoje situaten do jepte nje mendim te vlefshem. Uroj te jeni mire bashke me engjejt tuaj!

    0

You must be logged in to reply to this topic.