X

Kryesore

Kryesore Forums SHTATZANIA 9 muajt e shtatzanise Leter birit tim te palindur ende!

  • Autori
    Postimet
  • #29690

    per nenat
    Participant

    Leter birit tim te palindur ende!

    Ndersa shikoja vaj bajame i embel e nje sere vajrash te tjere per shenjat e shfaqura gjate gjithe ketij 37jave +5 dite ,ndieva nje nga ato goditjet e forta qe ke filluar te japesh kohet e fundit.Nje nga ato gjuajtjet ku deshiron t’me tregosh lidhjen e forte qe ke me mua.
    Zemer e vogel,per te qene e sinqerte me ty ,u merzita pak kur mora vesh qe ishe djale.Pastaj,pastaj rashe ne dashuri me ty kur te pashe fytyren ne ultrasound.
    Per dy jave resht,nuk me hiqej nga mendja imazhi yt ; dockat e vogla te bera grusht para fytyres e pastaj levizja jote qe me roberoi : njeri sy gjysme i hapur dhe njera nga duart e tua e hapur drejtuar ekranit te ekos,duket sikur me thoshin ” hej mam” .
    E ndersa tani jemi ne “the final countdown ” dhe ti je pothuajse gati te lesh zonen tende te rehatshme,dua te te them per here te pare dhe te fundit qe kjo nuk ka qene shtatzani e lehte.6 muaj perzierje dhe te vjella,gjume ne cdo vend dhe muajt e tjere djegie stomaku e fryrje gjymtyresh.Te gjitha keto nderthurur me friken si do lind vetem ne nje shtet te ri dhe a do e perballojme dot financiarisht.Shto ketu dhe friken “po sikur ty te te ndodhe gje nga pakujdesia ime ne pune?”
    Per anen psikologjike nuk flas se babi yt ka bere nje pune te mrekullueshme dhe me pelqen vetja akoma vetja dhe me 13 kg e shtuar.
    Biri i vogel,ti je dhurata me e bukur we Zoti mund t’me jepte (ti dhe babi yt) ,por dua te te them qe kjo bote ku po te sjelle,nuk eshte bota me e bukur ku mund te te sillja.
    Do jesh gjithmone i rrethuar nga njerez qe do te te bejne te nxjerresh anen e mire dhe anen e keqe por mundohu te tregosh gjithmone me te miren tende.Do shikosh shume padrejtesi e nuk do kesh fuqi t’i ndaloshmDo kesh deshire te thuash “stop” por asgje nuk do ndaloje.Dua qe kur te shohesh keto,nese nuk ke fuqi t’i ndalosh,perpiqu t’i luftosh e nese s’do kesh ne gjendje te besh mire,te lutem mos bej keq.
    Nqs ke fatin te lindesh ne Amerike (per momentin eshte nje nga zgjidhjet me te mira per shqiptaret,nuk e di si do jete pas 18 vjetesh) kjo eshte fale ndihmes se njepasnjeshme qe njerez te mire e te njohur me dhane mua.Te thashe kete sepse dua qe edhe nese nuk ke mundesi te besh mire ,te lutem ji mirenjohes.Ji mirenjohes dhe per ata qe do te lendojne dhe do te godasin pas shpine sepse keshtu do mesosh te vlersosh me teper kohen qe do u kushtosh te tjereve dhe kujt vertete e meriton.
    Te thashe qe kjo nuk eshte bota me e mire e mundshme ku mund te te sillja e nuk kam se si te te premtoj se mund te te mbroj nga gjithcka,por e vetmja gje qe te premtoj eshte se do te dua pa kushtw deri ne frymen time te fundit.
    E vertete,une nuk mundem te te mbroj por ti ke mundesi te mbrosh veten tende duke mbrojtur mendimet ,deshirat dhe endrrat e tua.Mbroji dhe beso ne to.Po e mbyll duke te te dhene nje keshille qe une dhe babi yt jemi munduar te zbatojme qe kur jemi bashke; “Bej mire ku mundesh,mos paragjyko asnje,projekto nje enderr dhe gjithe umiversi do pumoje per ty”.

    Love you.
    Thursday,July 12 ,2018

    0

You must be logged in to reply to this topic.