X

Kryesore

Kryesore Forums BOTA E GRUAS Bisedojme ne teme te lire diskutim i lire, A duhet te ekzistoje "virgjeria" sot ??

  • Autori
    Postimet
  • #16554

    kristy12 kristy12
    Participant

    Dua te bej nje diskutim meshkuj-femra ne lidhje me dicka e cila prej kohesh ne shqiperi dhe ne trojet shqiptare eshte quajtur tabu, ne lidhje me konceptin e “Virgjerise” .. (kete e kam postuar dhe ne ca faqe te tjera)
    Sii fillim dua te them se nuk dua te ofendoj gjinine femerore sepse te gjithe kemi ardhur ne jete nga femra, dhe te gjithe kemi nene, moter, etj

    2 pyetje kryesore mbi te cilat kerkoj qe secili nga ju te shprehi mendim jane,
    -A mendoni se femrat duhet ta ruajne virgjerine deri ne martese per personin me te cilin do te kalojne jeten ????
    -Dhe a do ishit te kenaqur cuna nese do merrnit per nuse nje femer jo te ndershme apo nuk i kushtoni rendesi, apo skeni rruge tjeter sepse te virgjerat sot jane me pakice ????

    Personalisht une mendoj sikur shqipetaret po civilizohemi pak shpejt, te flasim per realitetin.
    sipas statistikave sot shumica e femrave “heren e pare” te tyre e kane nga mosha 15 deri ne 20 vjece,
    virgjeria prej kohesh konsiderohet e shenjte, marredhenjet paramartesore po ashtu edhe ato jashtemartesore nuk perkrahen nga fe te ndryshme si krishterimi myslimanizmi etj..
    por nuk dua te bej analine mbi bazen e parimeve fetare, dikush beson ne fe, dikush jo..
    flasim per parimet njerezore

    ne vendet perendimore thone se njerezit jane te shkaterruar nga ndjenjat, prandaj numri i divorceve eshte aq i larte, sepse ekziston sexi shtazarak,por misioni i njeriut pak dallon prej kafshes,

    Ajo qe degjojme nga shume veta eshte se jemi ne shekullin 21 dhe keto gjerat nuk verehen,
    por nje shprehje qe lexova dikund ne internet ishte, se nga koha pritet te ndryshoje teknologjia dhe jo morali, morali mbetet i njejti ai qe ishte edhe para 2mije vitesh, dhe nese sot ndryshon, ndryshon negativisht.. se nuk mundet te permiresohet.

    shpesh here femrat bejne kudrejt meshkujve pyetje si psh sa vajzave ua keni marre virgjerine dhe perseri kerkoni te merrni nusen te virgjer?
    se pari virgjerin nuk ua ka marre kush por e kane dhuruar me deshire dhe me mendjelehtesi, pervec rasteve te perdhunimeve apo raste te ngjashme te cilave nuk u vihet faji.

    gjithashtu ndonje femer mund te thoje perse mashkulli kerkon nusen te virgjer kur vete nuk eshte i tille, pra kerkohet “barazia gjinore” por ne kete aspekt qe flasim nuk mund ta kemi
    sepse mashkulli per vete natyren qe ka mund te kete marredhenje me disa femra dhe ne fund kur vendos per martese e zgjedh njeren dhe perqendrohet tek ajo. eshte me i sigurte dhe me i vendosur ne ate qe ben.

    kurse femra e cila ben marredhenje jashte martese ajo vetem fizikisht ndodhet me burrin sepse mendjen e ka tek tjetri, shume lehte mund te themi tek personi i pare ne jeten e saj, ai te cilit i dhuroi virgjerine.
    dashurija eshte shume me e forte dhe zgjate me shume kur eshte per her te pare.
    kur te shkosh ne krevat mendon per tjetrin e jo per burrin qe ke prane.

    Humbja e virgjeris dhe momenti I humbjes, gjate gjithe jetes mbeten thell ne psikiken e nje femre,
    ateher nese humbja e virgjeris ka ndodhur me mashkullin qe akoma jeton me te ,eshte nje shtylle e forte e nje dashurie pa probleme …por nese humbja e virgjeris ka ndodhur me ate mashkull qe nuk jeton aktualisht me te, ateher ambientimi me te (me burrin) eshte I veshtire
    sepse keta bashkeshorte nuk I lidh ai kujtim i perbashket

    jeta ashte e gjate, dhe nese nje grindje do ndodhi midis ciftit ose ndonje dyshim per trasheti ateher mashkulli do e kete me te lehte ta akuzoje bashkeshorten, sepse direkt i vjen ne mendje fillimi i historise, dhe nje shprehje thote qe ujku qimen mund ta nderroje por zakonet nuk i harron..
    dhe si rrjedhoje rezulton se ne raste te tilla ka me shume gjasa per divorce, dhe divorci eshte nje Krim , sepse shkaterrohen familje.
    Kam degjuar histori ku psh gjate sexit gruaja thoshte emrin e dikujt tjetri dhe jo te burrit dhe ky eshte nje shembull konkret qe te shpjegon se gruaja po aktron ne jeten bashkeshortore, ndjenjat nuk shkojne per burrin e saj aktual por per “ishat” e saj, dhe kjo martese nuk mendoj se eshte jetegjate,

    Nje sqarim dua te bej se termin e “virgjerise” dua ta zevendesoj me fjalen “ndershmeri”, jan te peraferta por jo e njejta gje, nje mashkull mund te kerkoje virgjerine por ajo qka kerkon ekzaktesisht eshte ndershmeria e nje femre, sepse ka raste kur femra e humbet cipen aksidentalisht psh duke ngare bicikleten, ose balerinat, etj dhe keto raste vertete nuk duhen shikuar,
    por rastet kur e humbet me ane te marredhenjeve seksuale,

    nje shprehje thote “Të jesh e virgjër nuk do të thotë të jesh e ndershme, sikundër që të jesh e zhvirgjër nuk do të thotë të jesh e pandershme”
    pjesen e dyte te kesaj shprehje sapo e shpjegova,
    ndersa pjesa e pare ka kuptimin qe nje femer me mentalitetin shqiptar mund te beje veprime amorale te ndryshme, duke filluar nga sexi oral anal etj, ndersa ate cipen e holle e ruan, por kjo eshte vetem virgjeria fizike, e pavlere. nga momenti qe ke bere dicka me shume nga thjesht nje “puthje” me nje djal ke humbur pafajsin dhe personalisht nuk e quaj te virgjer nje femer qe i ka bere te gjitha pervec sexit normal. gjithashtu mund te permendesh rastin kur nje vajze pret deri ne fejese, ben sex me te fejuarin dhe pastaj e ka rrugen e lire per ta bere me te gjithe.

    sidoqofte dua te dij nese nje djale do donte te bente sex me nje goce jo te virgjer pa masa mbrojte(me nusen e tij te ardhshme), kjo eshte arsyeja e perhapjes se shume semundjeve seksuale psh Sida..
    Ate qe do ju behet shoqe ne jete,nene e fmijeve dhe edukuese e tyre e duan pak me te ngathet ne keto punet mbrapa gardhit
    si do ju dukej kur rreth e rrotull, ndoshta edhe ne rrethin shoqeror qarkullojne fjale si psh: ate femer e kam pas une?

    jam dakort qe jo te gjitha dashurite perfundojne ne nje lidhje martese. por shumica e bisedave ne gjimnaze dhe ne 9vjecare jane per te dashurin/en,

    Nje vajze duhet ta mendoje mire kur te humbi virgjerine…me verte ajo kthehet tashme me ane te shkences (me qepje)por prap eshte dicka fallco. Gabimet permiresohen tashme por gabimi qe vret ne ndergjegje s`besoj se mund te rekuperohet.

    Nje vajze qe ne moshen 20 vjecare apo me pak, ka pas te pakten nja 4 a 5 para teje sikur sta ka qejfi me i fut krahun dhe ta qosh ne shtepi se te pakten eshte njecik qeflie, nuk mendoj se dikush do deshironte qe motra e tij ti nderronte te dashurit njeri pas tjetrit, eshte tjeter gje kur lidhet per lidhje serioze, por perseri nese virgjerine e ruan per ne martese eshte me e sigurte qe ai mashkull te mos e genjeje, sepse nuk ka meshkuj qe do bejne gjitha shpenzimet e dasmes, vec per te shkuar me ate femer, dhe pastaj ti thoje “udhe te mbare”..
    prandaj ketu eshte momenti kur kjo femer tregohet mendjelehte qe e jep virgjerine pa menduar, dhe thote meshkujt na genjejne,

    Ne pergjithesi cdo femer qe humb virgjerin nuk mburret me kete veper dhe ne shumicen e rasteve pendohet, edhe pse tek femrat humbja e virgjinitetit eshte dashuria e pare, dhe ne krejt pak raste e fundit..
    Jo e virgjer do me thene qe ka fjetur me nje ose me shume te tjere pavaresisht se shumica e femrave te thone gjithnje ‘je i dyti qe kam pas’ sepse hera e pare ishte nje gabim por cdokush gabon ne jete… por ne te vertete secila ka historin e saj qe mund ta mbush nje liber goxha te trashe..

    Virgjeria nuk simbolizon nje femer perfekte,por nje femer pa experiece ne dashuri,gje qe do te thote kjo lloj femre ne syt e meshkujve eshte me e lakmuar
    nje femer me karakter din se kur dhe kujt tia jape virgjerine, ajo nuk ka dhimbje nga e kaluara,
    kur femra mendon se filani eshte personi i duhur atehere po qe ja vlen. Por e verteta eshte ndryshe sepse shumica e femrave deshmojne se nuk jane zhvirgjeruar me personin e duhur

    Nese nje goce eshte e virger ne nje fare menyre tregon se ka serjozitet dhe kontroll te plote ndaj vetes,di te dalloj ndjenjen e vertet, dhe ecen me objektiva, dhe nuk ben cdo gje qe i del perpara..

    Ndoshta e zgjata pak.. por ne lidhje me pyetjet qe parashtrova ne fillim do doja qe secili nga ju te shprehte mendimin e tij,
    ato qe kam shkruajtur me lart jane pjeserisht mendime te mijat personale, pjeserisht mendime te cilat i kam lexuar dhe degjuar nga persona te ndryshem………

    1
  • #18078

    Sheri
    Participant

    Shkrim më të kompletuar lidhur me këtë temë kaq delikate Nik më ka rastisur të lexojë. Femrat nuk e di sa janë të vetëdijshme që si e thatë dhe ju virgjëria jipet, nuk mirret. Dhe se ajo cipë që shumë prej tyre u duket si pengesë në fakt ka too in e vet për të mbrojtur femrën nga dëmet fizike dhe emotional që shkaktohen nga mardhëniet me meshkuj të ndryshëm

    0

You must be logged in to reply to this topic.