Forconi lidhjen me femijen tuaj duke…

0 0

Do të mjaftonin vetëm disa këshilla të vogla për ta bërë më të fortë lidhjen me fëmijën tuaj. Cilat janë ato?

  1. Një bisedë e mirë. Bëni shëtitje në ajër të pastër me fëmijën tuaj duke favorizuar zhvillimin e bisedave midis jush. Evitoni pyetje të tilla si “Ndihesh mirë”? përgjigjja e të cilave do të jetë e shkurtër dhe e prerë. Në vend të saj bëni pyetje që do të hapin një dialog mes jush, dhe nëse është në moshë të vogël do të zhvillojnë të folurën e fëmijës.
  2. Koha e lojës. Përpiquni që gjatë ditës t’i kushtoni pak kohë lojës me fëmijën tuaj, duke lejuar që të jetë ai që të zgjedhë lojën që do të luani dhe mënyrën si do të zhvillohet.
  3. Përfshiheni në punët e shtëpisë. Mjafton një copë e vogël më të cilën “të marrë” pluhurat apo një fshesë e vogël me të cilën të “pastrojë” tapetin. Nëse jeni në supermarket i kërkoni t’ju ndihmojë në gjetjen e produkteve që kërkoni.
  4. Maksimalizoni kujdesin. Ndërsa jeni duke ngërë drekën mund t’i kaloni bukën, perimet (edhe pse mund të jetë në gjendje të ushqehet vetë), ndërsa lahet mund t’ja bëni momentin më të kënaqshëm duke luajtur me shkumën etj.
  5. Nëse keni një bebe në shtëpi… Ardhja në jetë e një fëmije tjetër mund të “pengojë” marrëdhënien tuaj. Ju duhet të keni kujdes me mënyrën si veproni. Në momentet kur fëmija i porsalindur është i qetë mund t’i kërkoni bashkëshortit tuaj të kujdeset për të ndërkohë që ju luani për pak kohë me fëmijën tjetër. Ju nuk duhet në asnjë mënyrë ta bëni të ndihet i lënë pas dore. Ai duhet të ketë kujdesin tuaj në çdo moment.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X