Fluturimet me femije, 10 keshilla per te qene sa me te qete

0 0

Shpesh pas lindjes së fëmijës prindërit mund të dëgjojnë shprehje të tilla si: “tani nuk do të udhëtoni dot më”! Por pse duhet të ketë vend një shprehje e tillë tek një familje që ka dëshirë dhe mundësi ta bëjë një udhëtim? Mendoni se fëmijët tuaj nuk do të jenë në gjendje të përballojnë një udhëtim me avion duke qënë se janë ende të vegjël? Mos u shqetësoni për këtë, e vetmja gjë që duhet të merrni parasysh janë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të gjithëve të udhëtoni të qetë.
Si fillim duhet t’ju themi se para nisjes duhet të mësoni kushtet e kompanisë që do të udhëtoni në lidhje me ato çfarë ajo ofron për fëmijët e vegjël si edhe dokumentat që duhet të keni me vete.
Ja cfarë duhet dhe nuk duhet të bëni ndërsa jeni duke udhëtuar me fëmijën tuaj:
1. Nuk duhet t’i jepni pije

Evitoni dhënien e çdo lloj pije tjetër, përvec kamomilit dhe qumështit në rast se fëmija do të pijë diçka.
2. Shkoni në banjo para se të niseni
Për të evituar frekuentimin e shpeshtë të banjos nga ana e fëmijës tuaj gjatë fluturimit, gjë e cila do të prishë rehatinë tuaj, duhet të shkoni në banjo para se avionic të niset për fluturim.
3. Merrni me vete dicka për të ngrënë
Do të ishte mirë të kishit me vete diçka për të ngrënë, qoftë ajo edhe një pako me biskota apo një ushqim tjetër që fëmija juaj e ka qejf, në mënyrë që në një moment që ai do të jetë i irrituar ju të keni mundësi ta qetësoni me diçka.
4. Hipni të fundit në avion
Mund të duket dicka qesharake por do t’ju japë më shumë kohë për të lëvizur në aeroport. Fëmijëve nuk do t’ju pëlqejë të qëndrojnë për një kohë të gjatë ulur dhe për këtë arsye kjo do të ishte diçka shumë e favorshme për ta mbajtur atë të qetë.
5. Merrni me vete një medikament
Nëse fëmija juaj në një moment nuk do të ndihet mirë ju do të keni mundësi të ndërhyni, por sigurisht që më parë duhet të keni marrë edhe mendimin e mjekut (para nisjes për udhëtim duhet të bëni një kontroll tek ai).
6. E vishni fëmijën tuaj me veshje të rehatshme
Pasi ka hipur në bord mund të ndodhë që në një moment fëmija të ketë ftohë apo vapë, dhe për këtë arsye ju duhet ta vishni atë në mënyrë sa më të rehatshme, duke pasur mundësinë t’i hiqni apo shtoni një veshje sipas nevojës.
7. Bëni diçka për dhimbjen e veshëve
Para se të niseni për udhëtim duhet të bëni një vizitë tek mjeku në mënyrë që të jeni të sigurta se fëmija nuk ka ndonjë problem. Në momentin e ngritjes dhe uljes së avionit duhet t’i jepni fëmijës tuaj të përtypë një çamçakëz nëse është i rritur dhe gjirin apo një çuço nëse është i vogël.
8. Marrja e qumështit në bord
Sigurohuni për sasinë e qumështit që ju lejohet të merrni me vete në bord nëse fëmija juaj nuk ushqehet me qumësht gjiri. Ju këshillojmë që ta keni gati për ta nxjerrë pa shumë probleme gjatë kontrolleve.
9. Bëhuni kreativë
Ju duhet të merrni me vete ndonjë libër për ngjyrosje, një videogame, një album me fotografi kukullash etj, në mënyrë që ta mbani fëmijën tuaj të zënë me diçka gjatë udhëtimit tuaj.
10. Mbani nën kontroll vëmendjen e fëmijës
Ju duhet të mbani nën kontroll vëmendjen e fëmijës, sidomos gjatë uljes dhe ngritjes së avionit në mënyrë që ai të mos ndiejë frikë në asnjë moment. Sidomos nëse ju jeni të frikësuar, duhet të përpiqeni të mos e bëni të dukshme këtë ndjenjë tek fëmija juaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X