Përbërësitpër 4 porcione
- 320 gr makarona flutura;
- 500 gr pure domatesh;
- 2-3 salcice;
- 1 gotë verë e bardhë;
- 1 qepë;
- 1 karrotë;
- 1 këmbë selinojë;
- Borzilok;
- Gjalpë;
- Vaj ulliri.
Përgatitja
Në një tigan hidhni vajin e ullirit, pak gjalpë dhe qepën e prerë në copa shumë të vogla. Pasi e keni kaurdisur për pak shtoni selinonë edhe karrotën të prerë në copa të vogla. Pas 10 minutash, shtoni edhe copat e salcices të cilat më pas duhet t’i “shuani” me verë. E lini të avullojë dhe shtoni në tigan purenë e domateve. I gatuani për rreth 15-20 min dhe më pas rregulloni kripën. Ndërkohë keni zier makaronat flutura, të cilat duhet t’i hidhni në tiganin ku ndodhet përbërja dhe më pas shtoni edhe fletët e borzilokut (nëse dëshironi). Pasi keni hedhur makaronat në pjatë mund t’i rregulloni me pak djathë parmixhan ose grana
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu