Infektohet për herë të dytë me Covid-19, ja si është gjendja shëndetësore e Fjoralba Ponarit

0 0

Që nga marsi i vitit të shkuar, me nisjen e pandemisë Covid-19, infektimi, vaksina, mbrojta, masat kufizuese e gjithçka tjetër lidhur me këtë problem kanë qenë kryefjala e bisedave tona. Mes nesh është krijuar një perceptim i përgjithshëm se janë “me fat” ata persona që e kanë kaluar njëherë Covid-19 e janë shëruar prej tij. Po të vëmë re, këta persona tregohen më pak të kujdesshëm, nga ideja se janë pajisur me “ushtarët mbrojtës” antitrupa, e nuk rrezikohen nga një infektim për herë të dytë.

Por, rasti i moderatores Fjoralba Ponari tregon të kundërtën. Ajo, edhe pse ka treguar kujdes maksimal pas infektimit për herë të parë, tashmë 7 muaj nga vera e vitit të kaluar, është prekur sërish nga Covid-19.

Këtë herë, edhe simptomat që po përjeton janë ndryshe nga ato të herës së parë dhe në kundërshtim sërish me bindjen e përgjithshme, hera e dytë nuk po kalon më lehtë se e para.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjete sociale, ajo ka dhënë përgjigje për pyetjet që kanë pasur interes tek ata, duke ndarë kështu përvojën e saj të dytë me Covid 19.

Përgjigjet e moderatores, i gjeni në fotot e mëposhtme.

Ndërkaq, mes nesh nuk ka pse të shtohet frika, por vetëm vigjilenca e kujdesi dhe të mos krijojmë steriotipe se sa “me fat” është ai që e ka kaluar, apo sa më e lehtë është hera e dytë krahasuar me të parën.

Përsa kohë jemi në periudhë pandemie, duhet të respektojmë çdo masë të përcaktuar nga autoritetet shëndetësore e qeveritare dhe të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të mbrojtur veten, familjarët dhe komunitetin ku jetojmë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X