Fjalet qe s’duhen thene kurre nje nene…

0 0

E kush tha se të rikthehesh në punë pasi ke sjellë në jetë një fëmijë është e lehtë? Nëna gjithmonë e konsideron dhe e përjeton këtë moment me vështirësi të madhe pasi në mendjen e saj qarkullojnë mendime nga më të ndryshmet në lidhje me fëmijën dhe kujdesin që ai ka nevojë.

Por kujdes! Nëna nuk duhet të dëgjojë disa shprehje nga personat që e rrethojnë!

  1. Si mund t’ja besosh fëmijën dikujt tjetër? Mendoni se ajo ka dëshirë ta bëjë këtë gjë? Por familja ka nevojë për të ardhura!
  2. Uroj që unë të mos ndahem asnjëherë nga fëmijët gjatë ditës. As ajo! Dhe madje asnjë nënë nuk e dëshiron këtë, por edhe puna ka rëndësinë e saj.
  3. Mos u mërzit, gjithsesi mund të kujdesesh për fëmijën gjatë natës. Ajo nuk ka vetëm natën, ka edhe pasditen, ka edhe ditët e pushimit dhe madje edhe disa orë në mëngjes.
  4. Fëmija i vogël do të ta ndiejë shumë mungesën. Edhe nënës do t’i mungojë, por ajo është duke u përpjekur të bëjë më të mirën për të.
  5. Nuk ndihesh aspak në faj? Përse një nënë duhet të ndihet në faj se punon për të mirën e familjes dhe fëmijës?
  6. Shtëpia ka shumë nevojë për ty. Ajo grua është zonjë shtëpie edhe pasi është kthyer nga puna!
  7. Ndoshta po të mos shkojë në punë kjo nuk do të kishte ndodhur… Mendoni se fëmijëve nuk ju ndodhin incidente apo nuk sëmuren ndërsa nëna është në shtëpi gjithë kohën?
  8. Sa shpejt kalon koha, këto momente nuk kthehen më. E dini se edhe fëmijët kanë nevojë të socializohen duke frekuentuar kopështet apo çerdhet?
  9. Ke një pamje shumë të lodhur. Si të mos e ketë një nënë që punon gjithë ditën, zgjohet herët në mëngjes, kujdeset për shtëpinë dhe fëmijën? E megjithatë dashuria që ajo merr është tepër e madhe.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Festat zyrtare 2020

Cilat janë festat zyrtare për vitin 2020? Duke përfshirë ditët pushim për festën e Vitit të Ri, ditët e festave fetare, por edhe ditët e tjera kombëtare të shënuara pushim...

Mos përdorni smartfonin gjatë pushimit...

Nëse gjatë pushimit në punë ju jeni një nga ata njerëzit që menjëherë vendosin dorën tek smartfoni, duhet ta dini se kjo nuk është një ide e mirë. Përdorimi i...

Puna e tepërt rrit rrezikun...

Për të zbuluar lidhjen e rrezikshme midis punës dhe goditjes në tru është një studim i Universitetit Angers në Institutin Kombëtar Francez të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor, i cili tregoi...

A ju bullon shefi në...

Një studim i ri i Universitetit Shtetëror Portland ka zbuluar se siguria për punonjësit mund të komprometohet kur trajtohet në mënyra që dobësojnë lidhjet e tij brenda një grupi pune....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X