Sipas disa studimeve të bëra kohët e fundit, nëse gruaja gjatë lindjes përjeton më pak dhimbje do të jetë më pak e rrezikuar për t’u prekur nga depresioni post-partum. Këtë e pohon edhe mjeku gjinekolog Grace Lin i cili është drejtues i “Magee Women Hospital of University of Pitersburg Medical Center”.
Sipas tij depresioni pas lindjes është një kusht që prek një në tetë gra pasi kanë sjellë në jetë një fëmijë. Emocionet e gruas ndryshojnë duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në jetën e familjes së saj.
Por si ndikojnë dhimbjet e lindjes në shfaqjen e depresionit?
Sipas studiuesve gruaja do të pësoj më pak inflamacion dhe për pasojë do të ndihet më mirë pas lindjes, duke bërë që edhe gjendja e saj emocionale të jetë e tillë. Ajo gjithashtu do të ndihet më e qetë dhe e aftë të kujdeset për fëmijën. Në këtë studim u përfshinë 201 gra të cilat kryen një lindje me epidural. Ato ju përgjigjën disa pyetjeve në lidhje me depresionin vetëm 6 javë pas lindjes.
Si ishte përfundimi?
Gratë të cilat kanë përjetuar dhimbje më të mëdha gjatë lindjes kanë shfaqur shenja më të mëdha të depresionit, të cilat sigurisht u ndikuan edhe nga historia e tyre e ankthit dhe depresionit para lindjes si edhe disa kushte shëndetësore.
Sipas ekspertëve , uljen e simptomave të depresionit e mundëson gjithashtu edhe një jetë e shëndetshme gjatë shtatzanisë, por edhe mbështetja që gruaja merr pas lindjes.
Lexoni edhe: Anestezia spinale, ja cfare ndodh ne sallen e lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu