Fistikët dhe roli i tyre në forcimin e imunitetit

0 0

Sistemi imunitar, në përballje me agresivitietin e viruseve, është një mekanizëm kompleks që mund të mbahet efikas dhe i fortë me strategji të ndryshme. Sigurisht, edhe duke ngrënë shëndetshëm dhe në mënyrë të ekuilibruar. Konfirmimi vjen nga një studim i Këshillit Ndërkombëtar të Informacionit të Ushqimit, sipas të cilit një në tre persona raporton se zakonet e tyre të ngrënies janë bërë më të shëndetshme gjatë vitit të fundit.

Ushqimi dhe shëndeti

Deri në 22% të të anketuarve thonë se janë të shqetësuar se si zgjedhjet e tyre të ushqimit mund të ndikojnë në shëndetin fizik ose mendor. Dieta e duhur mund të ndihmojë shumë në forcimin e sistemit imunitar dhe forcimin e mbrojtjes. Ka ushqime që kanë një rol madhor në këtë aspekt, veçanërisht fistikët, të pasur me shumë lëndë ushqyese nga vitaminat te mineralet, nga proteinat te antioksidantët.

Ekspertët bien dakord që të gjitha arrorët, nga të cilat fistikët janë përfaqësues të shkëlqyeshëm, duhet të konsiderohen si pjesë integrale e një diete ushqyese që mbështet trupin në të gjitha aktivitetet e tij, përfshirë atë të mbrojtjes kundër sulmeve të jashtme. Pa harruar se me përmbajtjen e tyre të ulët të natriumit dhe sheqerit, fistikët amerikanë janë konsideruar gjithmonë një aleat i çmuar për shëndetin e zemrës.

Mendimi i ekspertit

Të ulët në kalori nëse konsumohen në sasitë e duhura (një grusht çdo ditë është perfekt), fistikët janë gjithashtu një mbështetje e vlefshme për të mbajtur peshën të qëndrueshme dhe për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak, duke shmangur lëkundjet e ekuilibrit. Këtë e konfirmon Dr. Giorgio Donegani, teknolog ushqimor.

“Kohët e fundit, të cilat janë kaq të vështira për shëndetin dhe mirëqenien, fistikët janë gjithashtu të çmuar për pasurinë e tyre në lëndë ushqyese të afta të ndikojnë pozitivisht në performancën e sistemit imunitar” vazhdon eksperti.

Shumë substanca të çmuara

Por cilat janë elementet që i bëjnë fistikët kaq të çmuar? Para së gjithash vitaminat e grupit B, B1, B6 dhe folatet, të dobishme në luftimin e infeksioneve, dhe pastaj zinku, magnezi dhe seleni që mund të zvogëlojnë rrezikun dhe ashpërsinë e infeksioneve virale. Proteinar, me të cilat janë të pasura forcojnë sistemin imunitar, duke ndihmuar në mbajtjen e qelizave imune të shëndetshme, në mënyrë që ato të eleminojnë në mënyrë efektive qelizat e dëmtuara së bashku me bakteret dhe viruset. Fistikët gjejmë gjithashtu ndihmojnë në prodhimin e antitrupave, polifenoleve dhe karotenoideve të gatshëm për të rritur aktivitetin e disa qelizave imune, zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë mekanizmin mbrojtës antioksidues të trupit plus gama-tocopherol, një antioksidant i fuqishëm, që mund të përshpejtojë kohën e rimëkëmbjes dhe të zvogëlojë pezmatimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Elementi i fundit i forcës, por jo për nga rëndësia, janë prebiotikët, fibrat dhe shumë substanca të tjera të pranishme në fistikë, të cilat funksionojnë si një ushqim i vlefshëm për bakteret probiotike, të cilat janë të vlefshme për mbajtjen e zorrëve të shëndetshme. Dhe ne e dimë që kur zorra është e shëndetshme, trupi është më i fortë kundër sulmeve që e dobësojnë atë.

Lexo edhe: Si t’i ktheni frutat e thata në pluhur për foshnjat në shtëpi?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X