Në fillim të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë, të vogëlushit Noah.
Prej asaj kohe familja e sapokirjuar duket se shijon çdo moment me njëri-tjetrin dhe herë pas here ndajnë copëza nga lumturia e tyre përmes fotove në rrjete sociale.
Jo më larg se paraditen e sotme Fatma ka publikuar në Instagram një foto të Alfios dhe Noah-s të cilët duket se po luajnë së bashku, teksa Fatma shkruan se babë e bir sapo filluan me rrëmujat.
“Filluan me rrëmujat çunat”!
Pak ditë më parë moderatorja ka bërë një tatuazh për vogëlushin, me shputat e këmbëve të tij. Këtë e ka prezantuar përes një fotoje ku duken këmbët e të dyve duke “ecur” pranë njëri-tjetrit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu