Fileto pule me karota e kunguj

0 1

Kjo është një recetë mjaft e thjeshtë dhe e shëndetshme, jo vetëm për përbërësit e saj që kanë shumë vlera ushqyese, por edhe për mënyrën e gatimit me shumë pak yndyrë.

Përbërësit:

  • 2 copa fileto pule;
  • 3 karota;
  • 3 kunguj;
  • pak vaj;
  • pak gjalpë;
  • kripë;
  • piper të kuq;
  • piper të zi;
  • rigon.

Përgatitja:

Në fillim presim filetot në kubikë të vegjël, hedhim gjalpin dhe vajin në tigan (në sasi shumë të vogla) dhe shtojmë aty filetot. I lëmë të skuqen mirë dhe shtojmë erëzat sipas dëshirës. Kur të jenë pothuajse gati, i heqim mënjanë.

Ndërkohë, presim kungujt dhe karotat në rrathë të vegjël dhe i hedhim në tiganin ku skuqëm filetot, pa shtuar yndyrë. Vendosim një kapak që puthitet mirë, në mënyrë që perimet të përgatiten me avullin e tyre, duke qëndruar të buta dhe njëkohësisht të shëndetshme. Nuk shtojmë as ujë.

Në përfundim, shtojmë edhe filetot dhe pjata është gati.

Lexo edhe: Si të përgatisim supë krem pule pa blender?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Receta e famshme e TikTok-ut,...

Në kohët që jetojmë, rrjeti social TikTok është bërë shumë i pranishëm në jetët tona dhe sado të përpiqemi, jo gjithmonë ia dalim të shpëtojmë nga trendet e tij. Prej...

Si të përgatisim copëza çokollate...

Në këtë recetë kemi rikrijuar shijen e çokollatave të njohura Snickers. Këto copëza çokollate mund të shoqërojnë filxhanin tuaj të çajit të mbrëmjes ose të shtohen në paketimin tuaj të...

Plak dëbore me xhinxher/ Receta...

Kjo është një recetë tashmë e njohur mes shumë blogerësh të recetave të gatimeve të ndryshme. Dhe pikërisht periudha festive e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve është koha më e...

Si të përgatisim antipasta festive...

Me rastin e festave të fundvitit, një vëmendje e veçantë i kushtohet gatimeve të atyre ditëve dhe padyshim mënyra si i zbukurojmë tryezat është po aq e rëndësishme sa shija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X