“Fenomeni” bebe!

0 0

Mendoni se të gjitha bebet janë njësoj? Gaboheni!

Ai mund të jetë bebi qaraman. Ai mund të qajë për shumë orë në ditë, nuk i pëlqen gjiri, irritohet nëse i ofroni biberonin dhe të mos flasim për gjumë! Edhe nënën e tij e dalloni menjëherë, është ajo zonja atje që është më nervoze se bebi!

Bebi mund të jetë edhe i përgjumur. Ai mund të flejë për një pjesë të madhe të ditës dhe ndonjëherë nëna e tij përpiqet ta zgjojë për t’u sigurar që është mirë. Përsa i përket nënës së tij, flokwt e saj janw tw rregulluara, wshtw  e informuar rreth të gjitha serialeve televizive, shtëpia e saj është super e pastër etj, etj, etj.

Keni dëgjuar për bebin “refuzues”? Nuk mund të themi se është qaramani tipik, por gjithsesi irritohet. Ai irritohet sapo sheh dikë, ai irritohet sapo nuhat gjirin, nuk e do pranë gjyshen, mos ja përmendni gjumin, defekimi është një tjetër moment që urren. Nëna e tij? Është ajo atje që duket sikur nga momenti në moment do t’i dalë flakë nga koka.

Bebi që vetëm defekon. Nëse dita ka 24 orë, ai defekon 9-10 herë në ditë. Ekonomia e familjes ka filluar të tronditet dhe nëna e tij duket se tashmë ka marrë aromën e bebelinave.

Bebi gjidashës. Në gjumë, në sallon, në park, ai e do kudo dhe kurdo gjirin në gojë. Nëna e tij mund të njihet pa problem fare, është gjithmonë me gjirin jashtë bluzës.

Bebi normal. Ai ka lindur në term, ka një peshë normale, defekon 2-3 herë në ditë por ndonjëherë edhe më shumë apo më pak, ndonjëherë pi shumë dhe ndonjëherë pak gji, ndonjëherë është i qetë dhe ndonjëherë qan nëse ka diçka që e shqetëson. Nëna e tij njihet për një pamje të tillë: pak bark porgjithsesi ka gjetur kohën të rregullojë flokët, ndonjëherë fle mirë por ndonjëherë i duken rrathët e zinj poshtë syve dhe mbi të gjitha nuk vjen aromë bebeline.

Po bebi juaj cfarë tipi është?

Lexoni edhe: Perse te kesh nje bebe eshte e mrekullueshme?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X