Fëmijëve duhet t’ju thoni ndonjëherë jo!

0 0

Ata që përdorin transportin urban e dinë mjaft mirë se aty të rastis të jesh me njerëz të ndryshëm, nga grupmoshat, niveli ekonomik, profesionet etj.

Disa ditë më parë, në një orar kur njerëzit ktheheshin nga puna, shkolla e angazhimet e tyre të përditshme më rastisi të merrja autobusin ne një prej linjave më të populluara në kryeqytet. Përveç faktit që kishte shumë njerëz që shtyheshin, mezi mbaheshin e cënonin edhe hapësirën fizike të njëri-tjetrit, një nga skenat që nuk do të doja ta shikoja më kurrë.

Ishin dy fëmijë, vëllezër rreth moshës 6-7 vjeçare. Mund të tingëllojë ashpër, por mu dukën fëmijë të edukuar jo shumë mirë. Ishin duke ngrënë banane dhe fruta të tjera dhe vazhdimisht bënin pis ose qëllonin njëri-tjetrin.

Por, situata filloi të përkeqësohej kur me veprimet e tyre po cënonin edhe të pranishmit e tjerë. Më kujtohet fytyra e shqetësuar e një zonje e cila po përpiqej të mbrohej nga goditjet dhe mbetja e bananeve të fëmijëve, ndërsa një grua tjetër shikonte fëmijët dhe qeshte. Nuk po arrija të kuptoja të qeshurën e saj.

Gruaja e ulur në stol dhe e shqetësuar pas disa minutash guxoi t’i tërhiqte vëmendjen djemve shumë butë duke ju thënë “Ju lutem kujdes mos më bëni pis edhe mua me bananen”.

Pas kësaj, arriti momenti kulmor i kësaj ndodhie në urban. Gruaja që i shikonte dhe qeshte, ishte nëna e dy djemve dhe i inkurajoi të vazhdonin me veprimet e tyre.

“Vazhdoni, bëni ç’të doni”,- ju dha zemër ajo dy vogëlushëve si për t’i mbështetur që të mos shqetësoheshin për reagimin e asnjë prej qytetarëve.

Teksa i shikoja fëmijët duke bërë të tilla veprime mendova se nuk kishte gjë më të shëmtuar, por kur pashë sesi e ëma buzëqeshte gjithë kohën dhe i inkurajonte, atëherë e kuptova se pikërisht kjo ishte gjëja më e pahijshme dhe nga qëndrimi i nënës kuptova arsyen përse silleshin ashtu ata djem.

Të dashura nëna, ju dini më mirë se kushdo të edukoni fëmijët tuaj, por mos harroni që ka edhe disa norma të përcaktuara. Një ndër to është që liria jote mbaron aty ku fillon e tjetrit. Fëmijëve ju duhet tërhequr ndonjëherë edhe vëmendja, ju duhet thënë edhe jo, jo vetëm duhen aprovuar!

Lexo edhe: Falemidnerit zonje, turp per ju “zoteri”! Ju te tjeret vendosjani vete titullin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X