Fëmijët tuaj pëlqejnë këto kafshë? Ata janë më të zgjuar se të tjerët

Femijet qe kane kuriozitet dhe interes per dinosauret, mesojne shume rreth nje epoke te shkuar dhe ne kete menyre behn me inteligjente. Kjo u jep atyre edhe nje ndjenje te larte vetebesimi.




0 0

A kanë fëmijët tuaj një pasion të papërmbajtshëm për dinozaurët? Atëherë ata janë më të zgjuar se mesatarja. Një studim i kohëve të fundit nxori në pah një lidhje midis kuriozitetit dhe interesit intensiv dhe inteligjencës.

Studimi

Para së gjithash, duhet thënë se pasioni për dinozaurët është shumë i zakonshëm tek fëmijët. Dashuria për këto kafshë, aq misterioze e interesante, i shtyn fëmijët të mësojnë emrat, karakteristikat dhe madje edhe llojet e ndryshme të specieve që ekzistuan në një kohë shumë të shkurtër. Kjo, sipas studiuesve, do të ishte optimale jo vetëm për të stimuluar kujtesën, por edhe për të zhvilluar aftësi të ndryshme gjuhësore.

Dinozaurët stimulojnë inteligjencën…

Të ashtuquajturit “Gjigandët Parahistorikë” mund të bëhen pothuajse një obsesion për një në tre fëmijë, të cilët kryejnë, përmes studimit të këtyre kafshëve, një hulumtim të plotë dhe aktiv. Kurioziteti dhe dëshira për të mësuar më shumë rreth temës, për të bërë pyetje, pra stimulon njohuri, studim dhe rrjedhimisht, inteligjencë.

Studimi i lartpërmendur u krye nga dy universitete amerikane, sipas të cilave pasioni për dinozaurët jo vetëm që i bën fëmijët më të vetëdijshëm, por edhe rrit vëmendjen, stimulon mendimin dhe aftësitë gjuhësore.

… dhe vetëvlerësimin

Paleontologu Kenneth Lacovara gjithashtu theksoi se tema e dinozaurëve gjithashtu arrin të japë besim dhe vetëvlerësim për fëmijët: ata e kuptojnë që është një tematikë e veçantë dhe ta njohësh atë thuajse do të thotë “superioritet” ndaj të rriturve. Jo të gjithë në fakt i njohin dinozaurët kaq plotësisht, gjë që u jep fëmijëve një gjendje fuqie që i bën ata të ndjehen të shkëlqyeshëm dhe të fortë.

Lexo edhe: Pse fëmijët e pabindur dhe të padisiplinuar janë më të lumtur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X