Fëmijët të cilët bullohen se janë mbipeshë, përfundojnë duke ngrënë më shumë

0 0

Fëmijët që ngacmohen për shkak se janë të shëndoshë, ka shumë gjasa që të përfundojnë duke ngrënë më shumë, thotë një studim i fundit.

Fëmijët që bullohen për mbipeshën shtojnë rreth 200 gramë më shumë se sa fëmijët që nuk ngacmohen, thonë studiuesit.

Kjo mund të ndodhë pasi ata hanë më shumë për të përballuar dhimbjen emocionale, për të shmangur stërvitjen nga sikleti ose fitojnë peshë për shkak të një çekuilibri hormonesh.

Studiuesit thanë se njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se qortimi për peshën është i dhimbshëm dhe jo vetëm që nuk funksionon por mund të përkeqësojë shëndetin e të rinjve.

Shkencëtarët në Universitetin e Shkencave të Shëndetit në Maryland, SHBA, kanë anketuar 110 fëmijë dhe kanë mbajtur shënim peshën e tyre deri në 15 vjet.

Ata ishin mesatarisht 11 vjeç në fillim të studimit dhe ishin ose mbipeshë ose kishin dy prindër mbipeshë.

Pothuajse gjysma (43 përqind) thanë se ishin ngacmuar rreth peshës së tyre të paktën një herë, edhe nëse ata nuk ishin vetë mbipeshë.

Kjo ka ardhur në formën e ngacmimit kibernetik në mediat sociale, përmes përjashtimit nga grupet shoqërore në jetën reale, ose me përhapjen e thashethemeve rreth tyre – fëmijët madje raportojnë se janë bulluar edhe nga prindërit e tyre.

Studimi tregoi se fëmijët që ngacmoheshin për peshën e tyre, shtonin afërsisht një të tretën më shumë se sa ata që nuk bulloheshin.

“Ka disa mekanizma të mundshëm, si psikologjikë, ashtu edhe fiziologjikë, që mund të japin shktojnë këtë peshë”,thanë studiuesit. Sipas tyre duhet shumë punë për t’I mbrojtur fëmijët nga bullizmi.

‘Shokët e klasës mund të bullojnë mizorisht këdo që është “ndryshe” dhe mbipesha del shum shpejt në pah edhe në një kënd lojërash, dhe kjo ndodh në të gjithë botën. Si pasojë fëmija I ngacmuar ka më shumë dhe bëhet edhe më I shëndoshë.

Shkencëtarët shtuan se stresi I bullizmit mund të shkaktojë rritjen e niveleve të kortizolit të hormoneve të stresit.

Hulumtimet e mëparshme tek të rriturit kanë lidhur nivelet e larta të kortizolit me rritjen e peshës, sepse mund të stimulojnë oreksin, të ndalojnë njerëzit të ndihen të ngopur dhe të çojnë në më pak vetëkontroll dhe dëshira për ushqime të yndyrshme.

Nuk ishte e qartë se cili bullizëm kishte efekt më të keë, ai I shkaktuar nga bashkëmoshatarët apo ai I shkaktuar nga prindërit.

Lexo edhe: Bullizmi, si të sillem nëse është fëmija im ai që ngacmon të tjerët?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X