Fëmijët që lindën në mes të stuhisë, frika e nënave

0 0

 

Për shumicën e nënave, javët dhe ditët e fundit të shtatzanisë, kalohen në shtëpi duke pushuar derisa të vijë momenti i lindjes. Ndërsa për shumë nëna që jetojnë në Karolinën e Veriut, në vendin që është pushtuar nga uragani së fundmi, nuk ndodh kështu. Ato po i kalojnë ditët e fundit të shtatznaisë duke u larguar nga shtëpitë e tyre e duke kërkuar strehim për t’u mbrojtur nga fatkeqësia natyrore që ka pushtuar vendin.

Uragani Firence ka detyruar kaq shumë njerëz që të ndryshojnë jetën dhe planet e tyre, por foshnjat nuk mund t’i ndryshojnë ato. Ata po vijnë në jetë, pavarësisht nëse ka apo jo stuhi.

Rastet e disa vogëlushëve që lindën mes stuhisë dhe shpërnguljeve të prindërve të tyre:

Rachel dhe Levi mirëpritën fëmijën Matilda

Një ditë para lindjes së vajzës, çifti u detyra të largohej nga shtëpia e cila po përmbytej. “Ishte vërtet e frikshme duke ditur se ne prisnim që fëmija të lindte çdo minutë dhe e kishim të pamundur të shkonim në spital apo mund të ngeleshim pa energji elektrike”, – tha Rachel. Pasi udhëtoi 8 orë me makinë drejt vendlindjes së saj, filluan kontraktimet. Ajo mbërriti në spital në mëngjesin e së nesërmes kur edhe lindi vajzën Matilda. “Jemi vërtet të lumtur që mundëm të dilnim nga stuhia”, – rrëfen nëna e re, pavarësisht se fqinjët i njoftojnë se shtëpia e tyre është në gjendje të mirë.

Amber Simmons dhe Conner Faulk mirëpritën fëmijën Carson

Edhe pse data e lindjes së fëmijës ishte larg, të gjithë i frikësuan prindërit duke u thënë se lindja mund të ndodhte gjatë stuhisë. Nuk do donim të ndodhte, por në të vërtetë ndodhi. Fatmirësisht qendra shëndetësore pranë tyre mbeti e hapur dhe aty fëmija erdhi në jetë. “Jemi të kënaqur që jemi në një vend të sigurt. Këtu po kujdesen shumë mirë për ne”, – shprehen ata.

Nicholas dhe Danielle Digregorio mirëpriten binjakët Sadie dhe Scarlett

Në pritje të dy fëmijëve në një moment stuhie, çifti vendosi gjtihashtu të largohej nga shtëpia, pavarësisht se ishin shumë nervozë për rrugën. Fatmirësisht binjakët erdhën në jetë shëndoshë e mirë, larg stuhisë.

Mjekët këshillojnë që në të tilla situata, nënat të dëgjojnë doktorët e specialistët, por gjithashtu të ndjekin instinktin e tyre.

Lexo edhe: Djali qe lindi “dy here”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X