Fëmijët që kanë prindër më të vjetër sillen më mirë, ja arsyeja

Është konfirmuar tashmë që pjelloria tek gratë bie rreth moshës 35 vjeç dhe fëmijët e lindur nga nënat që janë më të mëdha në moshë shpesh përballen me një rrezik të shtuar të mutacioneve gjenetike që mund të kontribuojnë në probleme të tilla si sindromi Down.




0 0

Hulumtimet gjithashtu kanë lidhur moshën e babait me rritjen e problemeve neurologjike dhe çrregullimeve siç është autizmi tek fëmija.

Por jo të gjitha lajmet janë të këqija për prindërit e mëdhenj në moshë. Në fakt hulumtimet e fundit kanë treguar se kur nuk kemi të bëjmë me diagnozat e mësipërme, fëmijët e prindërve që janë më të mëdhenj në moshë kanë më pak probleme të sjelljes në përgjithësi.

Raporti shqyrtoi katër studime të ndryshme nga Hollanda, të cilët kishin studiuar 32.892 fëmijë holandezë nga mosha 10 deri në 12 vjeç. Ai mbështetej në vetë-raportimin e sjelljes problematike tek fëmijët nga nënat, baballarët, mësuesit dhe vetë fëmijët.

Zbulimet treguan se prindërit më të moshuar raportuan më pak probleme të sjelljes së fëmijës së tyre dhe e njëjta gjë ishte edhe tek përgjigjet e mësuesve. Përgjigjet e tyre u krahasuan edhe me statuset ekonomike të familjes dhe u zbulua se kjo nuk kishte të bënte me faktin nëse prindërit ishin më mirë apo më keq ekonomikisht.

Megjithatë studiuesit thonë se mund të ketë disa këndvështrime të këtij hulumtimi. Kjo pasi së pari vetë-raportimi mund të jetë i njëanshëm. Sa më i madh të jetë prindi në moshë aq më i aftë është ai për të ditur nëse duhet të raportojë sjelljet e favorshme.

Dhe gjithashtu sipas tyre mund të ndodhë që prindërit e mëdhenj në moshë rë jenë thjesht më të durueshëm.

Rritja e durimit, burimeve dhe mbase edhe një mirënjohje më të madhe për mundësinë e prindërve mund të kontribuojë në këto rezultate pozitive.

Gjithashtu studiuesit mendojnë se prindërit e moshuar, në përgjithësi janë më të kënaqur me veten e tyre.

Ata zakonisht janë më të vetëdijshëm dhe kanë më shumë njohuri mbi forcat e tyre, si dhe dobësitë e tyre.

Prindërit e moshuar gjithashtu mund të jenë më të gatshëm të kërkojnë ndihmë, ose të pranojnë se diçka mund të jetë e gabuar më shpejt. Kjo krijon hapësira për ndërhyrje dhe ndihmë të hershme dhe zgjidhjen e problemeve të mundshme të sjelljes sa më shpejt.

Studiuesit këshilllojnë që prindërit të mos rrisin presionet ndaj fëmijëve por t’i ndihmojnë ata të gjejnë rrugën e tyre drejt sjelljes së mirë. Kjo do ta bëjë më të lehtë për të gjithë prindërit, por edhe fëmijët.

Lexo edhe: Kur mësojnë fëmijët të ndihmojnë të tjerët?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X