Femijet nuk duhet te trajtohen gjithmone sipas sjelljes se tyre!

0 0

Sa herë keni gëzuar dhe lavdëruar fëmijën tuaj pasi ka marrë një notë të mirë në shkollë apo është sjellë mirë? E keni vënë re se sjellja në drejtim të tij ndryshon totalisht kur bëhet fjalë për të kundërtën?
“Në momentin që djali im solli në shtëpi një fletë testi me një notë negative, unë fillova ta kritikoja por pavarësisht se isha duke e bërë këtë në një mënyrë shumë të butë ai u kthye duke më kujtuar se disa ditë më parë i kisha thënë që ai vlente më tepër se një notë apo një sjellje e mirë. Dhe kjo ishte e vërtetë”, shprehet Rebecca Eanes për Creativechild.
Po ju, po ne të gjithë si prindër sa herë e kemi bërë këtë?
Sa herë e kemi vlerësuar fëmijën sipas sjelljeve dhe arritjeve? Gjithçka është thënë më sipër është e vërtetë. Fëmija jonë vlen më tepër se një sjellje e tyre, më tepër se aftësia e tyre për të fjetur gjatë gjithë natës, më tepër se aftësia e tyre për t’u bindur ndaj çdo rregulli që ne kemi vendosur, më shumë nga gjithçka ne shohim në sipërfaqe. Ata janë njerëz dhe kanë ndjenja, të bukura dhe të ngatërruara, here të egra dhe here të buta, dhe këtë nuk duhet ta harroni asnjëherë, madje as kur sjellja e tij nuk është aspak “e pranueshme”.
Përse duhet t’i thoni fëmijës “ti mund të bësh më shumë” kur mund të përdorësh diçka më tepër pozitive? Përse nuk e pyesni në një mënyrë të butë nëse ka nevojë për ndihmë? Të gjithë bëjmë gabime dhe mësojmë një ditë, e rëndësishme është që ju të uleni me ta dhe t’ju jepni mbështetjen e duhur.
E dini se çfarë ka thënë doktor Gordon Neufeld në librin e tij “Hold on to your kids”?
Fëmijet nuk marrin mësim nga ato që ju i thoni. Ata marrin eksperiencë nga toni i zërit tuaj si edhe nga vetë sjellja juaj. Nëse ne pranojmë vetëm arritjet e tyre dhe nuk pranojmë dështimet e tyre cfarë mesazhi ju përcjellim? Si do të ndiehen ata nga sjellja e prindërve? Të gjitha këto pyetje duhet t’ja bëni vetes para se të silleni në një mënyrë të caktuar me fëmijën tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X