Fëmijët në komunitet, sa të sigurta ndihen nënat për ta?

0 0

Vitet e fundit, gjithë sferat dhe aspektet e jetës sonë kanë ndryshuar me ritme të shpejta, e bashkë me to edhe koncepti i sigurisë së fëmijëve.

Dikur fëmijët rriteshin në një komunitet shumë më të gjerë se familja, në lagje, farefis, me komshinj, kushërinj, djem e vajza më të rritura, miq të familjes që kujdeseshin për ta.

Sot, kohët kanë ndryshuar. Fëmijët shumë më pak lejohen të luajnë në lagje, e aq më pak të qëndrojnë në ambiente ku të rriturit e tjerë nuk janë familjarët e tyre, ose persona shumë të besuar të prindërve.

Arsyet mund t’i gjejmë të gjitha nga pak. Jeta më urbane, rreziku nga makinat, krimi kibernetik, mungesa e kontaktit dhe njohjes së ngushtë me komunitetin e pallatit, lagjes etj janë faktorë që rrisin dyshimin e prindërve, pasigurinë dhe për rrjedhojë edhe masat që marrin për fëmijët.

Rasti i fundit me fëmijën 8-vjeçar në Fier, na solli të gjithëve në vëmendje çështjen e sigurisë së fëmijëve. Sa të sigurt po i rrisim ata, sa i njohim anëtarët e komuniteteve ku bëjmë pjesë, sa i kemi mësuar fëmijët të mbrohen etj?

Pas ngjarjes së tmerrshme me Mateon e vogël, pernenat.al realizoi një pyetësor, për të kuptuar ku qëndrojmë ne si nëna përballë frikërave, pasigurive e pikëpyetjeve që kemi lidhur me mbrojtjen e fëmijëve tanë.

Pyetja e parë, ndoshta përmbledhëse e gjithë tematikës, është nëse prindërit ndihen të sigurt apo jo kur fëmijët janë pa prezencën e tyre. Vetëm 28.6% e nënave janë përgjigjur po, ndërsa 71.4% e tyre janë shprehur se kur fëmijët i kanë në shkollë, kopsht, çerdhe, lagje, kurse etj.

Në këtë linjë të menduari, kur nënat janë të detyruara t’i lënë fëmijët me dikë tjetër, pothuajse të gjitha i kontrollojnë përmes telefonit ose vizitave të palajmëruara.

Lidhur me orët që fëmijët qëndrojnë në shkollë, ku kanë një staf të gjerë mësuesish, spikologësh, sanitaresh, rojesh etj, vetëm gjysma e nënave i njihnin të gjithë punonjësit, ndërsa gjysma tjetër jo.

Në të gjtiha përgjigjet, në mënyrë unanime, secila nënë e pyet fëmijën se si e kaloi ditën dhe kur ka pasur diçka që nuk ka shkuar mirë, ato shprehen se janë mbështetëse dhe të prirura t’i dëgjojnë fëmijët deri në fund, jo për t’i qortuar, por për t’u ofruar zgjidhje.

Ne asnjëherë s’do të mund të eleminojmë dukuritë negative dhe njerëzit problematikë, por masa më e mirë mbrojtëse që mund të marrim për fëmijët tanë është edukimi i tyre, të cilit ne si pernenat.al do i mëshojmë fort, vazhdimisht.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X