Fëmijët mësojnë më shpejt nëse prindërit flasin “saktë”

0 0

Fëmijët, prindërit e të cilëve kanë aftësi të larta gjuhësore, kanë aftësi më të mëdha për të lexuar.

Fëmijët e moshës gjashtë dhe shtatë vjeç

Studimi u botua në Journal of Research in Reading dhe përfshinte shtatëdhjetë prindër me fëmijët e tyre midis moshës gjashtë dhe shtatë vjeç. Këta të fundit u pajisën me tekste për t’u lexuar në një nivel më të lartë se njohuritë e tyre duke u dhënë prindërve mundësinë për t’i ndihmuar, nëse ishin në vështirësi. Për të rriturit, studiuesit thjesht kanë kërkuar të sillen ashtu si dikur, kur u lexuan fëmijëve.

Të mësuarit më lehtë

Pas regjistrimit dhe ekzaminimit të seancave të ndryshme të leximit ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, autorët e studimit zbuluan se nënat dhe baballarët me aftësi më të mëdha gjuhësore janë përgjithësisht më të aftë në shpjegimin e mekanizmave të gjuhës tek fëmijët ndërsa ata lexojnë, ata janë më të kujdesshëm kur të vegjlit lexojnë me zë të lartë në praninë e tyre dhe para një gabimi ata kanë tendencë të lavdërojnë në vend që të kritikojnë, të vetëdijshëm për vështirësitë: një qëndrim që “mbështet fëmijët gjatë mësimit”, duke i inkurajuar ata që të përmirësuar, shpjegojnë studiuesit.

Prindërit mësojnë gjithashtu

Pasi krahasuan videot e leximeve me zë të lartë të fëmijëve të përfshirë në eksperiment, studiuesit konkluduan se për të njëjtën moshë, fëmijët, prindërit e të cilëve ishin më të njohur me gjuhën, ishin më të mirët në lexim. Studiuesit në fakt theksuan se ndonjëherë nënat dhe baballarët gjithashtu dukej se mësonin diçka për gjuhën kur fëmijët e tyre bënin gabim në të lexuar.

Lexo edhe: Përfitimet shkencore nëse babai i lexon fëmijës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X