Femijet dhe televizori, disa zakone te mira

0 0

Shpesh herë prindërit e konsiderojnë televizorin si një mjet shumë të mirë për të qetësuar dhe pushuar për vete dhe fëmijën, i cili ka lëvizur shumë gjatë gjithë ditës. Por, studimet kanë treguar se kalimi i një kohe të gjatë përpara televizorit mund ta dëmtojë fëmijën. Televizori mund të ketë edhe efekte pozitive në zhvillimin social, emocional dhe mendor të fëmijës, por kur ai shikohet në masën e duhur nga fëmija. Sipas specialistëve fëmijët e moshave 2-3 vjeçare duhet të shikojnë jo më shumë se 1-2 orë në ditë televizor.
Përse shikimi i televizorit mund t’i dëmtojë fëmijët?
Shikimi i televizorit pakëson kohën që fëmija ka në dispozicion për të mësuar dhe zbuluar gjëra të reja
Fëmija ka nevojë të ecë, të vrapojë nëpër shtëpi, të vizatojë, këndojë, për të zbuluar botën përreth tij. Gjithashtu fëmijët e vegjël kanë nevojë për kohë të lirë, që të mësojnë nëpërmjet lojës, duke zhvilluar imagjinatën e tyre. Nëse çdo moment i lirë do të kalohet përpara televizorit, fëmija nuk do të luaj më dhe nuk do të përparoj në zhvillimin e tij emocional, njohës social.
Televizori mëson fëmijët të arrijnë gjithçka në moment dhe pa u lodhur
Të shikosh televizor është e lehtë. Ju nuk keni nevojë të lodheni për ta arritur këtë gjë. Pra fëmija do të marrë në çast atë që pëlqen, por jeta e vërtetë nuk është ashtu dhe që diçka të japë rezultate, kërkon punë e mundim.
Duke parë televizor, mendimi dhe sjellja e fëmijës mund të ndikohen nga dhuna
Duke parë shumë dhunë në televizor, fëmija mund të ketë tre efekte negative.
Ai mund:
– të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve së të tjerëve;
– të ketë më shumë frikë ndaj botës përreth;
– të sillet në mënyrë më agresive ndaj të tjerëve.
Shikimi i televizorit pakëson kohën për lidhje sociale
Koha që kalojnë duke parë televizor, i largon fëmijët nga lidhjet dhe loja që mund të bënte me bashkëmoshatarët e tij.
Shikimi i televizorit mund të pakësojë aktivitetin fizik të fëmijës
Fëmijët e vegjël janë gjithmonë në lëvizje, e cila i mban ata zakonisht të dobët dhe të shëndetshëm. Edhe nëse fëmija juaj nuk është mbi peshë, lëvizjet janë me shumë rëndësi për rritjen dhe zhvillimin e tij . Gjatë shikimit të televizorit fëmija kalon shumë kohë ulur. Fëmijët kanë nevojë për aktivitete fizike, që të fitojnë aftësitë e përshtatshme të zhvillimit. Pra, pasojat negative të televizorit nuk pakësohen, edhe kur fëmija shikon programe për fëmijë.
Nuk ka rëndësi sa edukativ është programi, nuk është mirë që ai ta kalojë një pjesë të rëndësishme të ditës së tij ulur, duke parë ekranin.
Më poshtë janë disa ide, që mund t`ju ndihmojnë të përfitoni nga mënyra e drejtë e shikimit të televizorit. Sugjerimet e mëposhtme gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijës tuaj nga ndikimet negative të televizionit.
– Jepini mundësi fëmijës të shikojë programet që janë për të gjithë familjen. Sigurohuni që fëmija juaj të mos shikojë programe që shfaqin dhunë, seks dhe gjuhë ofenduese. Shikojini programet e televizorit së bashku me fëmijën tuaj, mos e lini atë vetëm para një bote të madhe, pasi ai shpesh do të ketë nevojë për shpjegime. Mos e përdorni televizorin si një kujdestar për fëmijën që të keni mundësi të bëni ndonjë punë tjetër. Mos lejoni që fëmija juaj të shikojë televizor në dhomën e gjumit.
– Diskutoni vlerën që jep programi i televizorit së bashku me fëmijën tuaj. Diskutoni së bashku me fëmijën se çfarë mesazhi ka dhënë programi. Përdorni aktivitete shtesë, të cilat do të përforcojnë më tepër zhvillimin e materialit të paraqitur në program.
– Jini të kujdesshëm në ato shembuj që ju jepni si prindër. Fëmijët shumë prej vlerave dhe ideve të tyre i mësojnë prej prindërve. Gjithashtu, përpiquni që t’i shpjegoni rregullat kryesore të shikimit të televizorit në shtëpi edhe edukatorëve, gjyshërve, dhe kujdestarëve që mund të ketë fëmija juaj.
– Kufizoni kohën e të parit të televizorit nga një orë ose më pak tek mosha 1- 2 vjeçare, dhe deri në 2 orë ose më pak, për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. Përdoreni kohën tjetër që mbetet për t’i mësuar atij aftësi të tjera, si të lexuarit dhe të shkruarit, ose vizitoni një vend në natyrë, një muze historik, kopshtin zoologjik. Të mësuarit kërkon kohë, por në fund është mjaft i vlefshëm.
– Fëmijëve më të mëdhenj duhet t’iu krijohet mundësia që të planifikojnë vet se çfarë duhet të shikojnë që më parë në televizor, por kjo duhet të bëhet nën kujdesin e prindërve. Lavdërojeni fëmijën kur ai bën zgjedhje pozitive, dhe nxiteni atë që të bëjë kritika apo të analizojë atë që sheh në televizor.
– Ndihmojeni fëmijën që të bëjë ndryshimin midis realitetit dhe fantazisë, përallës. Diskuton0i dhe shpjegoni arsyet pse nuk mund të shikojë programe të veçanta. Përdoreni këtë si një mundësi për t’i ngritur vlerat fëmijës, duke e ndërgjegjësuar për vlerat që ju mendoni se janë të rëndësishme.
– Përcaktoni një orar për kohën e gjumit të fëmijës, që të mos ndryshojë sipas programeve televizive që do të shikojë fëmija. Nëse fëmija juaj është i interesuar për një program, i cili shfaqet në kohën që duhet të shkojë në shtrat, përdorni një video-regjistrues për ta regjistruar dhe për ta shfaqur atë, pasi ai të zgjohet.
– Televizioni është një mjet tepër i fuqishëm në reklamimin e lodrave apo të produkteve të ndryshme për fëmijë. Diskutoni reklamat me fëmijën. Ndihmojeni fëmijën që të kuptojë teknikat dhe deklaratat e tepruara që përdorin reklamat, për t’i nxitur ata ta blejnë produktin, i cili nuk ka ndonjë vlerë të veçantë.
– Fikeni televizorin gjatë vakteve të ngrënies. Fikeni televizorin kur vijnë vizitorë në shtëpi dhe gjatë kohës së studimit. Mos e përdorni televizorin për shoqëri.
– Vendosni një rregull që detyrat dhe aktivitetet e tjera që ju mendoni si të arsyeshme, duhet të mbarojnë përpara se fëmija juaj të mund të shikojë televizor.

Lexoni dhe; Sa kohe duhet te kaloje femija perpara ekranit? Rekomandimet e reja sipas grupmoshave






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X