E dini se cfarë nuk kuptojmë? Lidhjen midis një fëmije të vogël dhe smartphonëve, tabletëve dhe pajisjeve të tjera të ngjashme. E dini se këto pajisje duhet të qëndrojnë sa më larg tyre? Do t’ju këshillonim që dispozitivët e tillë të mos njihen absolutisht fare nga fëmijët që janë nën 18 muajsh dhe pa harruar të përmendim se duhet të përdoren shumë pak ose aspak nga fëmijët me moshë më të madhe.
Fëmijët e vegjël dhe aparatët smartphone
E dini se këto pajisje duhet të qëndrojnë sa më larg tyre? Do t’ju këshillonim që smarphonet, tabletat të mos njihen absolutisht fare nga fëmijët që janë nën 18 muajsh dhe pa harruar të përmendim se duhet të përdoren shumë pak ose aspak nga fëmijët me moshë më të madhe.
Personalisht mendoj se është diçka shumë e shëmtuar qetësimi i të qarave apo kapriçiove të fëmijës me anën e një celulari. Fëmijët duhet të kenë forma të tjera argëtuese, kjo pasi ekrani i një pajisje të tillë ëhstë shumë i dëmshëm për sistemin nervor të fëmijës.
Nga mosha 2-5 vjeçare
Në këtë moshë edhe qëndrimi për gati një orë para smartphonit është i dëmshëm, dhe në këtë limit duhet të përfshihet edhe televizori. Prindërit duhet të jenë gjithmonë ata që do të zgjedhin dhe klontrollojnë programin që do të shikojë fëmija.
Nga mosha 6-vjeçare
Kjo është mosha që konsiderohet si fillimi i fazës kritike sepse fëmija në këtë moshë fillon të shfaqë një dëshirë më të madhe për të përdorur këto pajisje duke qënë se mund të ndikohet edhe nga ambient apo personat që e rrethojnë (për shembull një shok që shkon në shkollë me iphone). Detyra e prindit është që të vendosë dhe të respektojë gjithmonë rregullat, të cilat limitojnë në maksimum përdorimin e smartphonëve, televizorit etj dhe favorizojnë leximin e librave.
Loja dhe sporti
Pediatri thekson se zhvillimi i fëmijës favorizohet nga loja krijuese, nga sporti si edhe nga lidhjet sociale. Diçka e tillë do të sigurojë një rritje të qetë dhe të shëndetshme të fëmijës. Mos lejoni që celulari të zëvendësojë bashkëmoshatarët e fëmijës si edhe rolin e tyre.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu