Fëmijët bujarë janë më të lumtur, por sa zgjat lumturia?

0 0

Të qenit bujarë, të bërit mirë na sjell një gjendje të mirë, por kjo nuk na bën të lumtur siç duhet. Ndjenja e mirëqenies që keni pasi keni bërë një gjest bujarie, duket se është e destinuar të zgjasë një kohë të shkurtër. Përkundrazi, të pasurit para në xhep na kënaq më shumë.

Të dhurosh apo të mos dhurosh? Ky është problemi

Një studim i kryer nga dy ekonomistë të Universitetit të Bonit dhe Universitetit të Harvardit, Armin Falk dhe Thomas Graeber, ekzaminoi sjelljen e rreth 600 personave të konfrontuar me zgjedhjen për të ndarë një fitim të mundshëm për bamirësi. Gjetjet e hulumtimit u botuan në Proceedings of the Academy of Science of National.

Konkretisht, pjesmarrësve u kërkua të zgjedhin nëse do të luanin për të fituar 350 euro për t’i dhuruar në bamirësi apo 100 euro për t’i mbajtur për vete. Për më tepër, u morën pyetësorë për të matur nivelin e lumturisë në periudha të caktuara: sapo u mësua nëse fituan apo humbën dhe pas një muaji.

Të jesh bujar nuk të përmbush plotësisht

Studimi zbuloi se 6 nga 10 persona zgjodhën të bënin bamirësi në rast fitoreje. Kjo do të thotë që, në mënyrë instiktive, ne jemi të prirur t’u japim atyre që kanë nevojë. Në afat të shkurtër, ata që kanë fituar para për bamirësi janë shumë më të lumtur se ata që i kanë mbajtur paratë për vete. Pas një muaji, megjithatë, rezultatet ishin krejtësisht të ndryshme. Ata që kishin zgjedhur të ishin zemërgjerë ishin shumë më pak të lumtur se ata që kishin futur në xhep 100 euro.

Nga të qenit bujar kemi më pak kënaqësi me kalimin e kohës, ndërsa nëse kemi fituar para (veçanërisht nëse akoma mund t’i shpenzojmë), ne jemi më të kënaqur.

Lexo edhe: Kur mësojnë fëmijët të ndihmojnë të tjerët?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X