Fëmijët bëjnë naze në ushqim, çfarë të bëjnë prindërit

0 0

Ç’do të thotë saktësisht të jesh nazeli në ushqime?

Problemi është se nuk ka një standard të qartë të bazuar në shkencë që përcakton se kur fëmija nuk preferon disa ushqime, por ka preferencë të theksuar mbi të tjera, ai ka çrregullime të ngrënies.

Për disa nëna fëmija i tyre është nazeli nëse nuk ha perimet, për disa është nazeli sepse ha vetëm një grup të caktuar ushqimesh dhe refzon disa të tjera.

Sipas pediatërve fëmija quhet nazeli kur gjatë gjithë kohës ha vetëm 25-30 produkte ushqimore.

Çfarë fshihet pas nazeve në ushqim?

Ekziston një shpjegim evolucionar për nazet në të ngrënë, të paktën pjesërisht. Fëmijët janë programuar të mos i pëlqejnë ushqimet me shije të hidhur, për t’i ndaluar ata të hanë gjëra të rrezikshme. “Një copë brokoli është krejt e ndryshme në gjuhën e një 2-vjeçari”.

Hulumtimet sugjerojnë se mund të ketë një komponent gjenetik për nazet në të ngrënë. Shembulli i prindërve luan një rol të rëndësishëm. (Nëse fëmija juaj sheh që hani vetëm disa ushqime të njëjta pa pushim, ai ose ajo mund t’ju ndjekë pa vetëdije.)

Kontrolli është një faktor tjetër. Vogëlushët, të cilët kanë pak kontroll gjatë ditës së tyre, kur refuzojnë ushqimin, është një nga mënyrat e pakta që ata janë në gjendje të shprehin autonominë e tyre.

Atëherë ekziston elementi i vëmendjes. “Kur fëmijët nuk hanë, ata shpesh marrin shumë vëmendje shtesë”. Edhe nëse kjo vëmendje është negative, ata prapë mund ta dëshirojnë atë. Dhe marrja e saj mund të ndihmojë në forcimin e sjelljes selektive të ngrënies.

Kur fillon të bëhet problem?

Ushqyerja është komplekse dhe mund të lidhet me çështje mjekësore dhe psikologjike.

Nëse pediatri i fëmijës suaj hedh poshtë shqetësimet tuaja, por instinkti prindëror ju thotë se diçka më serioze po ndodh, mendohuni dy herë. Ekspertët përqendrohen në anën e zhvillimit dhe të sjelljes dhe thonë se fëmijët që bëjnë naze në të ngrënë mund të jenë duke luftuar me çështje oral-motorike ose probleme shqisore, për shembull. Hulumtimi gjithashtu ka lidhur nazet në ushqim me ankthin dhe depresionin, megjithëse marrëdhënia nuk është domosdoshmërisht shkakësore.

Përsëri, lajmi i mirë këtu është se problemet serioze janë relativisht të rralla.

Dhe nuk ka epokë magjike kur të gjitha duhet të rregullohen. Një studim i vitit 2015 nga Hollanda zbuloi se tekat në të ngrënë arrijnë kulmin në moshën 3 vjeçare dhe fillojnë të zbehen (por në asnjë mënyrë nuk zhduken) deri në moshën 6 vjeçare, por asgjë nuk është e prerë me thikë.

Çfarë mund të bëjnë prindërit?

Për fat të keq, nuk ka një libër të mbështetur nga shkenca për mënyrën e luftimit të ngrënies me teka, por hulumtimi është i qartë për atë që nuk funksionon: Shtypja ndaj fëmijëve.

“Ne zbuluam se gjatë një viti të jetës në vegjëli, pesha mbeti e qëndrueshme në grafikun e rritjes qoftë nëse ata bënin naze në të ngrënë apo jo”, thotë Julie Lumeng, drejtoreshë e Qendrës së Universitetit të Miçiganit për Rritjen dhe Zhvillimin e Njeriut. “Mënyra e ngrënies nuk ndryshoi edhë nëse prindërit bënin presion ndaj fëmijëve”.

Përsëritja është një çelës. Jepjani rreth 15 herë një ushqim fëmijës.

Gjithashtu përpiquni të gatuani bashkë me ta, që të ndihen më të përfshirë.

Lexo edhe: Ja si të veprojmë kur fëmija nuk ha perime






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X