Fëmijë që s’kanë shumë vite diferencë? Ja si t’ia dilni

0 0

Ideja e një familjeje me fëmijë të vegjël, të cilët kanë pak ndryshim në moshë, duke luajtur në harmoni para nënës dhe babait, të qetë dhe të lumtur është shpesh një utopi (një përfytyrim i bukur por ende jo i arritshëm). Duke pasur një fëmijë të dytë pas një kohe jo shumë të gjatë nga i pari dhe duke i menaxhuar të dy në të njëjtën kohë, nuk është një detyrë e lehtë.

Me dy fëmijë gjithçka funksionon dyfish duke filluar nga shpenzimet, angazhimet dhe lodhja. Por buzëqeshjet, përqafimet dhe dashuria e pranuar do të jenë po ashtu dyfish, dhe kjo do të shërbejë për të shlyer çdo përpjekje. Ka avantazhe dhe disavantazhe për të pasur dy fëmijë afërsisht në të njëjtën moshë për të rritur. Ngatërrimi me pelenat, laktacioni dhe zgjimet e natës nuk do të jenë traumatike për nënat që tashmë po luftojnë për të rritur një fëmijë, vetëm do të duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur. Përveç kësaj, fëmijët mund të përfshihen në lojëra të njëjta, ata do të kenë nevoja të ngjashme dhe kur të rriten mund të ndjekin të njëjtën shkollë dhe ndoshta të luajnë të njëjtin sport. Kjo me siguri mund të lehtësojë prindërit në lëvizjet e ndryshme në përditshmëri. Edhe organizimi i festave do të jetë më i lehtë, sepse fëmijët do të kenë të njëjtat nevoja.

Fëmijët me pak ndryshim në moshë: ja disa nga disavantazhet

Edhe pse nënat mund të arrijnë të jenë superheroina të vërteta në menaxhimin e dy fëmijëve të afërsisht së njëjtës moshë, shpesh mund të mos jetë e lehtë të gjejnë ekuilibrin. Duke pasur dy fëmijë të vegjël në muajt e parë do të jetë e vështirë për të garantuar momentet e ekskluzivitetit të më të mëdhenjve. Në të vërtetë, i sapoardhuri do të kërkojë më shumë vëmendje, edhe nëse fëmija i parë është ende i vogël dhe ka nevojë për pampers dhe kohë. Përkujdesja për dy fëmijë të vegjël në të njëjtën kohë çon në një ngarkesë më të madhe dhe lodhje. Koha për veten dhe për pushime do të reduktohet në minimum. Përveç kësaj, dalja për një shëtitje do të kërkojë më shumë përpjekje në fazën e përgatitjes dhe menaxhimit, me mundësinë e të menduarit për përdorimin e dy karrocave.

Çfarë duhet shmangur dhe cilat janë rregullat e arta?

Ekzistojnë një numër strategjish për t’u vënë në praktikë për të “mbijetuar” në menaxhimin e dy fëmijëve të vegjël. Këshilla të vogla që mund të lehtësojnë punën e nënave dhe baballarëve. Këtu janë disa sugjerime që duhet mbajtur parasysh për të shmangur xhelozinë midis vëllezërve dhe motrave, incidentet shtëpiake, dhe mbingarkesën e punës për prindërit.

Krijoni momente që i bashkojnë fëmijët

Mendimi i situatave të bashkimit mes dy fëmijëve është thelbësor për t’i ndihmuar ata të shkojnë mire me njëri-tjetrin. Momenti i lojës është i rëndësishëm për t’i përfshirë ata të dy dhe për t’i bërë të ndjehen pjesë e një familjeje. Ndarja e fëmijërisë me njëri-tjetrin do t’ju ndihmojë të krijoni një lidhje të veçantë mes dy vëllezërve, të cilët, kur rriten, do të bëhen të pandashëm.

Menaxhimi i xhelozisë nga fëmija i parë kur vjen fëmija i vogël

Në rast se më i madhi fillon të jetë xheloz për të sapoardhurin, shmangni kategorikisht lajmin se do të vijë fëmija më i vogël. Përfshirja e tij në kujdesin e foshnjës mund të jetë e dobishme për ta bërë fëmijën e madh të ndihet i rëndësishëm. Kjo do të krijojë një lloj bashkëpunimi midis prindit dhe fëmijës së parë që do ta ndihmojë atë të pranojë të sapolindurin. Një mënyrë që të kapërcejë periudhën e xhelozisë duhet që fëmija i rritur të mos ndihet i lënë pas dore.

Kontrolloni kontaktin fizik të fëmijëve në shtëpi

Shpesh rreziku për të pasur fëmijë të moshës së afërt është që pa dashur të lëndohen. Kontakti mes të dyve nuk duhet të shmanget. Është e drejtë që fëmijët të shoqërohen në mënyrën e tyre, por është mirë t’i mbikëqyrni ata dhe të ndërhyni kur është e nevojshme për t’i shpjeguar më të madhit se si të luajë me të voglin. Të sillet me ëmbëlsi ekstreme, duke treguar se si ta prekë një fëmijë të porsalindur dhe mos e qortoni që të mos ushqeni xhelozinë. Gjithashtu është e dobishme të mënjanoni objektet e rrezikshme brenda një shtëpie ku fëmijët mund të lëndohen duke luajtur.

Menaxhoni rezultatet me dy fëmijë të vegjël

Nëse doni të bëni një shëtitje me të dy fëmijët që pak a shumë kanë të njëjtën moshë duhet të përdorni dy karroca. Ose mund të blini karroca që janë specifike për dy të vegjël.

Gjyshërit mund t’ju ndihmojnë

Në rast se koha për t’u kushtuar fëmijëve të tyre është e pakët, nënat dhe baballarët gjithmonë mund të përdorin ndihmën e gjyshërve. Duke përfituar nga përvoja e tyre, durimi i tyre dhe koha e lirë mund të zvogëlojnë në masë të madhe ngarkesën e punës në shtëpi e cila, duke pasur dy fëmijë të së njëjtës moshë, është e pashmangshme.

Lexo edhe: “Po, jam shtatzënë për herë të pestë, ju lutem mos më gjykoni!”

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X