Mos u bëj pis, mos bëj thërrime poshtë, përdor lugën/pirunin, duket se rregullat në tavolinë nuk kanë të mbaruar as për fëmijët e vegjël. Nëna dhe babai e detyrojnë fëmijën të përdorë pirunin që në moshë shumë të vogël për të çuar ushqimin në gojë kur në disa momente mund të përdorë edhe duart e vogla.
Një marërdhënie e mirë me ushqimin
Sipas një grupi studiuesish anglezë, nëse fëmija është në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin, do të jetë më i ndërgjegjshëm rreth asaj që është duke ngrënë. Ngrënia e ushqimit me dorë (sigurisht e ushqimeve të thata), i bën mirë trupit dhe pskologjisë së fëmijës, dhe kjo jo vetëm gjatë vitit të parë të jetës. Kjo shërben për të krijuar një marrëdhënie të mirë me ushqimin edhe në të ardhmen.
I thoni po ushqimeve “të dorës” (finger food)
Duke qënë se ngrënia e ushqimit me dorë është diçka pozitive, duhet t’i ofroni fëmijës edhe ushqime të bëra në copa të vogla, të cilat ai mund t’i konsumojë pa ndihmën e pirunit. Dicka e tillë mund të bëhet me perimet, të cilat shpesh refuzohen nga fëmijët.
Më shumë fruta dhe perime
Në vend të ëmbëlsirave mund ta ushqeni me copa frutash dhe perimesh, të cilat nëse konsumohen me dorë do të jenë më të pranueshme për fëmijën. Në fakt ushqyerja gjithmonë me anën e pirunit apo lugës e bën fëmijën të humbë përqëndrimin e kalorive të asaj që është duke futur në gojë. Pra, e lini gjithmonë fëmijën ta prekë ushqimin!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu