Femija vjen ne jete me spiralen e nenes ne dore, fotoja qe vendos ne dyshim metoden kontraceptive

0 0

Metodat kontraceptive janë mënyra më e mirë për të shmangur shtatzanitë e padëshiruara por ndonjëherë mund të ndodhë që ajo të vijë edhe pse nëna është  e mbrojtur. Kontracpetivët nuk janë të pasigurt, megjithatë nuk mund të konsiderohen as 100% të sigurt. Këtë e dëshmon edhe rasti i Dexterit të vogël i cili ka ardhur në jetë edhe pse nëna e tij kishte vendosur spiralen. Gjithçka ka ndodhur në Teksas të SHBA, dhe bebushi është bërë i njohur nga të gjithë duke qënë se fotoja e tij është bërë publike për të gjithë.

Cila është historia?

Fotoja tregon një bebe që mban në dorë spiralen e cila mendohej se do të pengonte shtatzaninë që solli Dexter në jetë. Ai ka lindur me operacion dhe mjekët e kanë nxjerrë atë nga barku i nënës bashkë me spiralen që mbante në dorë. Nëna e tij Lucy Hellein kishte menduar se do të pengonte një shtatzani të padëshiruar, por spiralja kishte përfunduar pikërisht brenda plaçentës ku ndodhej fëmija. Shprehia e fytyrës së fëmijës dukej sikur tregonte se kishte fituar ndaj atij objekti që mbante në dorë.

Nëna ka shpërndarë foton e bebit duke shkruar sipër “Mirena ka dështuar”. Mirena është emri i spirales që nëna kishte vendosur. Ajo foto është shpërndarë me mijëra herë dhe është bërë virale. Megjithatë kjo shtatzani ka një fund të lumtur edhe pse ishte e padëshiruar, sepse një fëmijë duhet të jetë i mirëpritur në jetë. Dexteri i vogël, ashtu si të gjithë fëmijët, ka sjellë gëzim në familjen e tij. Pra ashtu si të gjitha metodat mbrojtëse edhe spiralja nuk mund të konsiderohet 100% e sigurt, por fëmija duhet të jetë i mirëpritur ashtu si edhe Dexter!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X