Fëmija qan/ shtrihet përdhe/ ngul këmbë në publik, si të sillemi nga Lira Gjika

0 0

Si të sillemi nëse fëmija ngul këmbë për diçka në publik, fillon të qajë, të bërtasë, shtrihet në tokë dhe nuk na bindet? Të gjitha këto janë situata shumë të sikletshme, sidomos kur ndodhin në publik dhe pothuajse çdo prind me fëmijë në moshën deri 5-vjeçare i ka përjetuar.

Po si të sillemi në të tilla raste, si ta qetësomjë fëmijën, por duke ruajtur edhe një balancë që të mos i plotësojmë çdo tekë, pasi ai do të mendojë se e ka shumë të lehtë të na shantazhojë përmes këtyre sjelljeve?

Pediatrja dhe psikologia e fëmijëve Lira Gjika, si gjithmonë e kudjesshme për mënyrën si trajtohet një fëmijë dhe ndikimin që ka sjellja prindërore, jep këshilla për këto situata.

Përmes një postimi në Facebook ajo shpreh mendimin e saj profesionist që mund t’i vijë në ndihmë të gjithë prindërve.

Postimi i pediatres Lira Gjika:

Tantrumet apo të bërtiturat e forta, shtrirjet përdhe në mes të rrugës dhe kudo, jane sjellje normale e femijeve 2-5 vjec. Fëmijët e kësaj grupmoshe, kur janë duke luajtur apo u pëlqen diçka dhe u ndërpritet apo nuk u plotësohet, nuk kanë mekanizma, që të mund ta nderpresin apo kontrollojnë mërzinë që provojnë, kur u ndërpritet kënaqësia. Në këto raste të rriturit duhet të ruajnë qetësinë e të mos nervozohen apo të turpërohen, kur janë në rrugë. Këto sjellje, të cilat janë fazë kalimtare e femijes, jane te lidhura me sferën emocionale, e cila po rritet e zhvillohet, por ende femija nuk di ta njohë e menaxhojë. Jo më kot, në vendet e zhvilluara, fillojnë shumë shpejt ti emërtojnë situatat emocionale, që të paktën fëmija të mësojë emrin e asaj që ndjen dhe me rritjen, duke i njohur situatat emocionale do të dijë t`i menaxhojë. Në traditën tonë, fëmijët që bërtasin apo shtrihen në tokë, pra që bëjnë tantrum, i trajtojmë shumë keq. Nervozohemi vetë, i bërtasim deri e godasim fëmijen. Një problem tjetër, janë dhe njerzit e tjerë duke filluar nga gjyshërit, që nderhyjne vend e pa vend e deri te njerzit në rrugë. Me mendjen e tyre duan të ndihmojnë, por në fakt, i “hedh benxine zjarrit” dhe situata bëhet e rëndë për të dy palët, prindër dhe fëmijë. Nuk duhet ndërhyrë ndërmjet prindit dhe fëmijës. Ndërhyet vetëm kur prindi dhunon fizikisht fëmijën, vetem atehere nuk meret leje. Kur fëmija bën tantrum, ne fakt po kerkon ndihme, pasi nuk di te dale nga gjendja. Duhet ruajtur qetësia deri sa fëmija të pushojë vetë. Më pas, mos e etiketoni. Në një moment të dytë, sidomos, kur e çoni fëmijën për te fjetur dhe do të lexoni librin, bëni një lojë të vogël, duke e imituar dhe duke qeshur. Mund ti thuhet me qetësi dhe me humor:- mos u bezdis, se ti kështu bën, po të duash mund ta bësh edhe tani që jemi në shtëpi dhe nuk jemi në rrugë. Femija pak nga pak mëson të menaxhojë situatën si dhe, të mos ketë nevojë ta bëjeë më. Lira Gjika

Lexo edhe: “Për fëmijën tim bëj gjithçka”, Lira Gjika: Kjo shprehje tregon paaftësi për të dashur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X