Femija nuk me tregon asnjehere cfare ben ne kopesht…

0 0

Fëmijët nuk janë të gjithë njësoj, dhe shpesh prindërit mund të ndodhen para një refuzimi në lidhje me shprehjen e asaj që ai ka bërë në kopësht, duke marrë në jo pak raste përgjigjen “nuk e mbaj mend”, ose “gjithçka shkoi mirë”. Pavarsisht përpjekjeve për të zbuluar më shumë në lidhje me veprimtaritë e fëmijës në kopësht, prindërit nuk do të marrin asnjë përgjigje.

Përse fëmija im nuk më tregon se çfarë ka bërë në kopësht?

Kjo është pyetja që ata i bëjnë më shpesh vetes duke menduar edhe mundësinë e ekzistencës së një problemi. Por sipas disa ekpertëve, arsyet janë:

  • Nuk janë mësuar të tregojnë atë që ju ndodh gjatë ditës duke qënë se gjithmonë ka qënë person i rritur që e ka bërë këtë në vend të tyre.
  • Ata në përgjithësi nuk e kanë ende të qartë përcaktimin e kohës dhe do ta kenë të vështirë të dallojnë ditën nga nata. Pra për pasojë do ta kenë të vështirë të shprehin atë që bënë një ditë më parë në kopësht, prandaj zakonisht fillojnë të tregojnë atë veprimtari që kanë bërë së fundmi.

Si ta bëj fëmijën tim të tregojë?

Disa ekspertë e vlerësojnë shumë rëndësinë e të priturit të fëmijës në momentin që vjen nga kopështi, duke e përqafuar dhe duke e parë në sy. Pyetja e parë që mund t’i bëni është “je mirë zemra e mamit?” Më pas ju mund të vazhdoni t’i tregoni atë që ju keni bërë gjatë ditës, duke e lidhur një veprimtarinë tuaj me atë që doni të mësoni prej tij, për shembull “mami sot gatoi nje gjelle shume te mire” por ti çfarë hëngre sot?  Një tjetër mënyrë do të ishte të shkuarit në një vend të qetë për të luajtur bashkë apo treguar një përrallë, duke e përkëdhelur dhe i shprehur shumë dashuri. Fëmija do të largojë frikën e të qënit i gjykuar nëpërmjet përrallave apo vizatimit por mbi të gjitha është e rëndësishme edhe dashuria juaj. Fëmija duhet të kuptojë se ju jeni pranë tij në çdo moment gjatë rritjes edhe pse fillimisht nuk do të ketë shumë dëshirë të “bashkëpunojë”.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X