Fëmija nuk ha peshk? Provoni t’ia jepni në këtë mënyrë

Së bashku me perimet, edhe vaktet me peshq nuk janë shumë të pëlqyer nga fëmijët, të cilët e hanë shumë pak.




0 0

Për të kapërcyer mosbesimin tipik të bebeve ndaj shijes së peshkut, mund të përpiqeni ta propozoni atë në formën e mini qofteve. Por nëna dhe babi duhet të japin një shembull të mirë. Ndoshta duke filluar që kur fëmija është ende në bark.

Nëna duhet të hajë peshk gjatë shtatzënisë

Fëmijët mësojnë të vlerësojnë shijen e ushqimit që në bark përmes lëngut amniotik të nënës. Prandaj, nëse peshku nuk është i pranishëm në dietën e nënës, fëmija do ta njohë atë si diçka të huaj, të panjohur, dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të dëshirojë ta hajë atë. Prandaj është e rëndësishme që nëna shtatzënë të hajë peshk gjatë nëntë muajve. Duhet mbajtur mend gjithashtu se peshku është një burim i çmuar i acideve yndyrore të pangopura Omega 3, proteina, vitamina dhe kripëra minerale, siç është Jodi…

Arsyet e mospëlqimit të fëmijëve ndaj peshkut dhe si t’i menaxhojmë

  • aroma;
  • frika nga gjetja e një hale.

Për të bindur të vegjlit për të kapërcyer këtë frikë të fëmijëve, ju mund të shërbeni një peshk që të shijojë, të gatuar në formën e qofteve të vogla, ose edhe me ullinj.

Shërbejeni në pjata të thjeshta

Shumë shpesh, për t’i bindur fëmijët e tyre të hanë peshk, nënat përpiqen ta transformojnë shijen e tyre me kremra dhe salca. Kjo sjellje, megjithatë, është e gabuar. Do të merrni rezultate më të mira nëse peshku ofrohet në formën e mini qofteve sepse fëmijët janë të magjepsur nga “topthat”. Dhe qoftet e vockla figurojnë midis pjatave të tyre të preferuara.

Mosha e duhur

Topthat e peshkut mund t’i jepen fëmijës që pasi të mbushi një vjeç.  Nga viti i tretë, gjithashtu mund të merrni ullinj dhe t’i mbushni me peshk. Konsumi i ullinjve gjithashtu lejon futjen e substancave bimore, në veçanti të acideve yndyrore të pangopura, të cilat jo gjithmonë janë të pranishme në dietën e fëmijëve dhe adoleshentëve.

Lexo edhe: Si të gatuajmë supë peshku






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X