Femija nuk fle, si te mesojme te flene femijet nga 4 muaj-2 vjec

0 1

Cdo femije eshte i ndryshem nga tjetri dhe cdo nene eshte e ndryshme nga tjetra. Cdo familje ka rregullat e saj dhe keto i meson gradualisht edhe femija. Nje ritual qe eshte pak me i veshtire te mesohet nga femija eshte gjumi i qete dhe i rregullt gjate nates. Detyra juaj eshte ti beni femijes te kuptoje ciklet e gjumit te dites dhe te nates. Nese ndodh kjo atehere ai do te jete ne gjendje te flere per shume ore pa nderprerje gjate nates.
1- Pergatiteni femijen per gjume
– Nuk ka rendesi nese femija ushqehet me gji apo me formule. Ai gjate dites duhet te pije mjaftueshem qe gjate nates te jete i ngopur. Nese femija ushqehet me ushqime te ngurta atehere ai duhet te haje shendetshem gjate dites, pasi kjo nuk ndikon vetem ne shendetin e femijes por edhe ne cilesine e gjumit.
– Femija gjate nates duhete te kete kushtet e nevojshme per te bere gjume te qete: krevati i tij duhet te jete i pershtatshem per te. Ai nuk duhet te jete shume i bute apo i forte dhe temperatura e ambientit duhet te jete ne vlera normale (nese ka shume ftohte ose vape nuk do te flere i qete).
2- Ndiqni cdo nate te njejtin ritual
Sipas specialisteve se gjumit te femijeve ju duhet qe cdo nate te ndiqni nje rutinen tuaj te perhershme. Ju duhet te beni cdo nate te njejtat gjera para gjumit me qellim qe femija ta kuptoje se kur eshte momenti te flere. Disa nga gjerat qe mund te beni jane:
– Banja me uje te ngrohte
Masazhi
– Ti lexoni nje liber
– Ti kendoni nje kenge
– Te degjoni muzike te qete
– Te beni nje shetitje
– Ta tundni
– Ta ushqeni me gji
– Ta ushqeni me biberon
3- Vendoseni femijen heret ne shtrat
Nje femije teper i lodhur do ta kete me te veshtire te flere, prandaj ju duhet te gjeni nje orar te pershtatshem qe te vendosni cdo dite femijen te flere.
4- Gjate dites ndiqni te njejten rutine
Gjate dites mundohuni te ndiqni orare te njejta per ushqimin e femijes, per nderrimin e bebelines, venien ne gjume etj. Ai do te filloje te mesohet si fillim me oraret e dites per tju pershtatur me pas me ato te nates.
5- Vendose te flere gjate dites
Cdo femija ka nevoja te ndryshme per gjume gjate dites. Nese ai arrin ta beje te qete gjumin e dites do te arrije ta beje edhe gjate nates. Te dyja kane lidhje me njera-tjetren. Ne pergjithesi momentet me te pershtatshme qe femija te beje gjumin e dites jane:
– Nese femija ka 3 momente gjumi ato duhet te behen: pas zgjimit te mengjesit, pas drekes dhe para darkes.
– Nese femija ka 2 momente gjumi ato duhet te behen: pas mengjesit dhe pas drekes.
– Nese femija ka vetem 1 moment gjumi ai duhet te behet: pas drekes.
Ju ne cdo moment te dites duhet te jeni te gatshme per te njohur sinjalet e lodhjes se femijes. Nese e shikoni se ai do te flere ju duhet ta vendosni ne shtrat.
6- E mesoni te flere ne menyra te ndryshme
Nese femija juaj eshte mesuar te flere ne nje menyre te caktuar ju duhet te perpiqeni qe ta mesoni ate te flere edhe me menyra te tjera. Keshtu nese ju ne nje moment do te largoheni dhe do ta lini femijen me dike tjeter, ai te flere pa problem ne cfaredolloj menyre. Ju gjithashtu mund ta mesoni ate te flere me nje arush. Kjo do ta ndihmoje te veteqetesohet ne rast se zgjohet per nje moment.
7- Gjumi i dites duhet te ndahet nga ai i nates
Sipas specialisteve femija duhet te kuptoje nese po ben gjumin e dites apo ate te nates. Ambienti ku ai fle duhet te jete i pershtatshem qe femija ta kete me te lehte te kuptoje nese eshte ne mes te dites apo ne mes te nates. Disa menyra per tja bere femijes me te lehte te kuptoje kete jane:
– Nese femija zgjohet gjate nates ju nuk duhet te bisedoni me te. E vetmja gje qe mund ti thoni eshte: fli se eshte ende nate!
– Nese femija zgjohet nuk duhet te ndizni drite, pasi dhe nje drite sado e vogel mund te corientoje gjumin e tij.
– Xhestet dhe levizjet tuaja duhet te jene sa me te qeta.
– Nese do tju duhet qe gjate nates ti nderroni bebelinen, duhet ta beni kete ne menyre te shpejte dhe duke perdorur nje pecete te vaket, pasi ne te kundert mund te zgjohet komplet.
– Nese ne dhomen ku fle femija hyn shume drite nga dritarja, atehere mundohuni ti vendosni grila ose perde te trasha.
– Prane shtratit te femijes nuk duhet te kete lodra. Ju mund ti vendosni prane vetem nje arush te cilin mund ta perdore si “shok gjumi” . nese zgjohet gjate nates nuk duhet te behet gati te luaje.
8- I thoni disa fjale ose i kendoni nje ninulle
Ju mund te perdorni disa fjale per te vendosur ne gjume femijen. Ne momentin qe ai eshte disi i qete ju mund ti pershperisni disa fjale si: shshshshs nani nani fli shshshsh nani nani. Ose mund ti kendoni me ze te qete dhe te embel nje ninulle. Keto per te duhet te behen si nje ritual para gjumit.
9- Nese e shikoni te nevojshme, modifikoni rutinen
Zakonisht te gjitha nenat para se te vendosin femijen te flere i japin atij te pije gji ose qumesht me biberon. Por femija mund te kete nevoje ta ndryshoje rutinen. Ju mund ti beni atij nje masazh ose ta perkedhelni.
Nese femija juaj fle ne krevat me ju dhe deri tani e keni rikthyer ne gjume gjate nates duke e vendosur ne gji, mund ta ndryshoni duke i perkedhelur kurrizin apo duke e masazhuar qetesisht. Nese femija gjate nates thjesht leshon nje tingull ju nuk duhet ta vendosni ate te pije duke qene pergjumesh. Femija nuk duhet te ngaterroje gjirin me cucon.
10- Si te mesojme femijen qe fle ne krevatin e tij te flere perseri gjate nates
Gjate nates ju duhet te kuptoni nese femija po zgjohet apo thjesht leshoi nje tingull duke qene ende ne gjume. Zakonisht shume nena sapo femija zgjohet vrapojne ta marrin ne krahe per ta rivendosur te flere, por kjo nuk eshte menyra e duhur. Ju mund ta tundni shume lehte duke qene ende ne shtrat. Gjithashtu ju keshillojme te mos e lini femijen te qaje gjate nates, pasi ai do te zgjohet komplet dhe do ta keni shume me te veshtire per ta rikthyer ne gjume.

Lexoni dhe: Gjidhenia gjate nates






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X