Femija merzitet se po vjen vellai/motra. Ja gabimet qe nuk duhet te beni!

0 0

Zakonisht gjatë 3 viteve të para të jetës fëmija e ka të vështirë të pranojë ardhjen e një vëllai apo motre të vogël, kjo pasi ai kërkon të jetë në qendër të vëmendjes dhe të ketë të gjithë kujdesin e prindërve. Në këtë moment shpesh edhe prindërit apo të afërmit bëjnë disa gabime. Ndërsa shkruaj më vjen në mendje një video e disa viteve më parë kur një fëmijë 8 vjeçar i bërtiste me të madhe nënës së tij, ndërsa familjarët i kishin dhënë lajmin e shtatëzanisë, “kishe vërtet nevojë për një fëmijë tjetër kur ke dy tashmë”?
Gabimet që nuk duhet të bëni!
• Mos lejoni familjarët t’i japin lajmin fëmijës! Duhet të jeni ju që ta bëni këtë në mënyrë që të mos humbni besimin e tij.
• Nuk duhet ta mbani atë jashtë asaj çfarë është duke ndodhur. Ata duhet të përfshihen gjatë periudhës së shtatëzanisë dhe t’i shpjegoni atë që ndodh, në mënyrë që ai të mos ndodhet para një fakti të kryer në momentin e lindjes.
• I lexoni fëmijës libra që kanë lidhje me këtë çështje. I tregoni përralla që flasin në lidhje me ardhjen në jetë të një fëmije, apo të një këlyshi të një kafshe që ai parapëlqen.
• E merrni me vete gjatë blerjes së veshjeve dhe lodrave apo aksesorëve të fëmijës, e madje i kërkoni edhe atij të zgjedhë diçka që i pëlqen për vëllain apo motrën që po vjen në jetë. E përfshini gjithashtu edhe në zgjedhjen e emrit.
• Nuk duhet ta lini pas dore. Pas lindjes së fëmijës, edhe pse do të jeni e lodhur, duhet të gjeni pak kohë për t’ju dedikuar vetëm fëmijës së madh. Kështu ai nuk do të mendojë se prindërit i ka “humbur”.
• Mos e krahasoni fëmijën e madh me të voglin.
• Nuk duhet t’i thoni fëmijës se ai tashmë është i madh. Një fëmijë 2, 3, 4 vjeçar nuk është i madh.
• Mos e quani fëmijën e madh kapriçioz. Është shumë normale që ai gjatë muajve të parë të bëjë një regeresion (për shembull urinimi në shtrat).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X